Korçë- Në doganën e Qafë-Thanës, pak momente më parë, ka rënë përkohësisht sistemi në anën e kufirit të Maqedonisë së Veriut.

Kjo ka bërë që të krijohet fluks i lartë në hyrje dhe dalje të Shqipërisë. Shkak ka qenë mosfunksionimi i linjës së internetit.

Mësohet se edhe pse pati probleme me sistemin pala maqedonase, mjetet vijuan të kalojnë, por më ngadalë. 

Gazetari i Report TV, Armand Braho, informon se autoritetet kanë hapur sportelet në maksimum, ndërsa aktualisht shihet moment me lëvizje të shtuara të mjeteve.

Kjo situatë zgjati vetëm përkohësisht, pasi interneti u rikthye dhe lëvizjet e mjeteve dhe qytetarëve vijuan normalisht.


Lajmi kryesor:

Festat mbaruan, fluks i emigrantëve në Portin e Vlorës, 1700 persona në dy ditë! Bie përkohësisht sistemi i doganës maqdonase në Qafë-Thanë, radhë mjetesh (VIDEO)