TIRANE- Kontrollet e vazhdueshme të bashkisë së Tiranës, nuk kanë mundur të frenojnë rritjen e çmimeve të fruta-perimeve, as në këtë prag fundviti. Megjithëse gjatë ditëve të para, kjo nismë ka patur efekt, duket se me afrimin e festave asgjë nuk mund t'i ndalojë tregtarët të rrisin çmimet. Nga një vëzhgim që ka bërë "Shqiptarja.com" te Pazari i Ri, rezulton se ata madje ndryshojnë mesatarisht me 10-20 lekë për çdo produkt, por ka edhe produkte të veçanta, për të cilët ndryshimi është gati gjysëm për gjysëm.
Kështu ndryshimet më të ndjeshme janë për frutat. Nëse sipas bashkisë së Tiranës, dje te Pazari i Ri, një kg mollë shitej mesatarisht me 62.5 lekë, nga vëzhgimi i gazetës "Shqiptarja.com" rezultoi se me këtë çmim shiteshin vetëm mollët e kalbura dhe të dëmtuara, ndërsa çmimi i këtij fruti varionte nga 80 lekë ata të cilësisë së dobët deri në 120 lekë ata me cilësi mesatare.
Ndërsa mollët e cilësisë së mirë kushtojnë plot 200 lekë për kg. Po ashtu një rritje të madhe të çmimit ka pësuar edhe mandarina. Nëse sipas bashkisë së Tiranës, dje mund ta blije mandarinën me një çmim mesatar prej 82.5 lekë, sipas vëzhgimit të gazetës kjo ishte e pamundur.
Mandarina ishte në shumicën e rasteve 120 lekë, por nëse kërkoje e gjeje edhe me 100 lekë. Ashtu siç kishte edhe mandarina që kushtonin 200 lekë një kg dhe tabela e çmimit ishte e shoqëruar me një shënim "mandarinë vendi", shkruhet sot në artikullin e botuar në gazetën "Shqiptarja.com" e cila analizohen dhe çmime të tjera të produkteve në tregun e fruta perimeve.
BASHKIAEdhe gjatë ditës së djeshme task-forca e bashkisë ka monitoruar situatën e çmimeve në tregjet kryesore të Tiranës. "Task-Forca e çmimeve nuk ka konstatuar as sot abuzim me çmimet e mallrave të shportës dhe ato të fruta-perimeve", - thuhet në njoftimin zyrtar të bashkisë së Tiranës, ku sqarohet se dje është monitoruar situata e tregut te "Ali Demi", në njësinë bashkiake nr.2.
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.7%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 3831
Lajme të tjera
-
Shiste kokainë me doza në ish-Bllok, në pranga 44-vjeçari në Tiranë
25 Mars, 11:59
-
Në kërkim për ndërtim të paligjshëm, biznesmeni nga Saranda kërkon heqjen e masës së sigurisë nga arratia, i refuzohet pas 7 seancash
25 Mars, 11:52
-
Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Pejë, 8 persona dërgohen në spital! Tymi i zi 'mbulon' qiellin (VIDEO)
25 Mars, 11:47
-
Çuçi takon Braverman: Gjuha ndaj shqiptarëve e patolerueshme! Të amnistohen ata që janë pa viza, por që punojnë në mënyrë të ndershme
25 Mars, 11:36
-
Në kërkim për plagosjen e të dashurës, policia kontroll në banesën e Fatbardh Dervishit në Durrës! I gjenden armë, në pranga babai i tij
25 Mars, 11:33
-
E djathta përmbys e Foltores
25 Mars, 11:17
-
Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës: Beteja për Bakhmut 'stabilizohet'
25 Mars, 11:14
-
VIDEO/ Digjen mbetje poshtë urës në lumin e Drojës, shtëllungat e tymit mbulojnë autostradën dhe zonën në Fushë-Mamurras
25 Mars, 11:14
-
VIDEO/ Ekspozita e kryeministrit në Athinë, Berisha: Rama shëtit nëpër botë duke ekspozuar zhgarravina
25 Mars, 11:11
-
Zelensky: Kina nuk e ofroi veten si ndërmjetës
25 Mars, 11:07
-
Konferenca e Selanikut/ Shqetësim për rritjen e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor
25 Mars, 11:01
-
Mbetën në mes të detit dhe rrezikuan të mbyten pasi anija pësoi defekt, shpëtohen tre turistët e huaj në Vlorë
25 Mars, 10:51