Paris Saint Germain barazoi dje 1-1 kundër Bayern Munich në Gjermani dhe siguroi kualifikimin në finalen e Champions League për herën e dytë radhazi, por festimet në Paris u shoqëruan me incidente të shumta dhe ndërhyrje të forcave të rendit. Sipas autoriteteve franceze, 127 persona janë arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm, ndërsa 11 të tjerë kanë mbetur të lënduar nga ana e tifozëve, mes tyre edhe një në gjendje të rëndë, pas përdorimit të mjeteve piroteknike.
Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, konfirmoi se ngjarjet ndodhën në disa zona të kryeqytetit, përfshirë sheshet kryesore dhe zonën pranë stadiumit 'Parku i Princave'. Ministri Nunez konfirmoi se të lënduar lehtë janë edhe 23 oficerë policie, teksa ai dënoi ngjarjet.
Grumbullime të mëdha tifozësh u raportuan përgjatë Champs-Élysée, ku festimet u shoqëruan me përdorim të mjeteve piroteknike dhe disa përplasje me forcat e policisë.
PSG do të përballet me Arsenalin më 30 maj në Budapest, teksa ministri Laurent Nunez premtoi një operacion sigurie në shkallë të gjerë në Francë për këtë datë dhe paralajmëroi se forcat e rendit do të demonstronin "të njëjtën vendosmëri" si të mërkurën në mbrëmje. Ai deklaroi se do të kishte "ndërhyrje sistematike" dhe se "nuk do të tolerohet asnjë akt dhune".
Kjo nuk është hera e parë kur në Paris tifozët e PSG bëhen protagonistë gjatë festimeve për sukseset e klubit të tyre.
‼️ PRIMEROS PROBLEMAS EN PARÍS CON LA CLASIFICACIÓN A LA FINAL.
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) May 6, 2026
? La policía se ve obligada a dispersar grupos de seguidores cerca del estadio.
? vía LucAuffretpic.twitter.com/WnGJ6Fh6mi
Komente








