Festë në Holandë, pro-europiani 
Mark Rute rikonfirmohet në pushtet

Festë në Holandë, pro-europiani <br />Mark Rute rikonfirmohet në pushtet
Një frymëmarrje e qetë për Europën mund të konsiderohen zgjedhjet parlamentare në Holandë.

Partia qeveritare e kryeministrit të Holandës, Mark Rute ka arritur të marrë numrin më të madh të vendeve në parlament 31 deputetë nga 150

‘Është një mbremje e rëndësishme për të gjithë Europën. Holanda pas Brexit dhe zgjedhjeve amerikane i tha jo populizmit” u shpreh kryemnistri Mark Rutte.

Ai vlerësoi numrin e madh të votuesve në zgjedhje, ndërsa mori edhe urimet e para nga zyrtarët në Bruksel dhe nga vendet e rëndësishme të unionit, si Gjermania Franca dhe Italia.

Ndërsa rivali i tij Wilders pak minuta pas rezultatit u shpreh se Rutte ende nuk është çliruar prej tij.

Partia e Lirisë, e politikanit anti-BE dhe anti-islamik, Gert Wilders, renditet e dyta me 19 deputetë, katër më shumë se zgjedhjet e fundit. 

Zgjedhjet në Holandë u zhvilluan edhe në kohën kur tensionet diplomatike me Turqinë janë në një pikë delikate.

Nga ana tjetër sfida tjetër e BE janë zgjedhjet presidenciale në Francë, ku garon partia populiste e Marie Le Pen, dhe zgjedhjet paralamentare në Gjermani.
 
Në Holandë zgjedhjet parlamentare  kërcënonin se do të shkaktonin tërmete tjera në Bashkimin Evropian, marrë parasysh se opsioni antievropian në krye me Gert Vildersin në të gjithë parashikimet ishte afër fitores.

[gallery]21477[/gallery]

Redaksia Online
l.q/e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit