Skuadra e Flamurtari është shpallur kampione e Shqipërisë në basketboll për femra, pasi mposhti Partizani në përballjen e tretë finale.

Vlonjatet dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke mos lënë asnjë moment dyshimi për fituesin dhe duke treguar superioritet të plotë në parket.

Me këtë triumf, Flamurtari ngjitet në majën e basketbollit shqiptar për herë të 27-të në histori, duke konfirmuar edhe një herë traditën dhe forcën e tij në këtë sport.