Pas fitores në ndeshjen me Suedinë, anglezët kanë festuar kualifikimin për në gjysmëfinale.Tifozët anglezë kanë hyrë në dyqanin Ikea në Strattford, në pjesën lindore të Londrës, ku kanë festuar duke u hedhur mbi krevatë dhe duke luftuar me jastëqe.
Forcat e sigurimit kanë arritur të qetësojnë situatën vetëm pas disa minutash. Tifozët anglezë kanë kënduar dhe festuar me flamuj dhe videot po bëjnë xhiron në rrjetet sociale.
Komento