Në prag të Ditës së Fitores, kur lufta po ashpërsohet çdo ditë e më shumë në vendin e tij, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është shprehur se Rusia nuk do ta fitojë këtë luftë pasi sipas tij e keqja humbet gjithmonë.
"Bota e lirë e sheh Ukrainën si palën e së mirës në luftë, Rusia nuk do mundet ta fitojë këtë luftë pasi e keqja humbet gjithmonë", tha Zelensky.
Udhëheqësit perëndimorë përdorën gjithashtu rastin e Ditës së Fitores për të denoncuar veprimet e Rusisë në Ukrainë.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau, i cili vizitoi Ukrainën tha se Presidenti rus Vladimir Putin "po shkonte kundër vlerave për të cilat kaq shumë njerëz luftuan dhe vdiqën" ndërsa udhëheqësit e grupit G7 u shprehen se veprimet e Putinit sollën "turp për Rusinë dhe sakrificat historike të popullit të saj".
Lajmi kryesor: