Putin në Paradën e Fitores: Perëndimi do na pushtonte, po luftojmë për sigurinë e vendit! Macron: Paqja nuk do të ndërtohet me poshtërimin e Rusisë! Sulmohet me raketa Odessa

Sot është dita e paradës së Vladimir Putin, që do të festojë Fitoren kundër Nazizmit me popullin rus në Sheshin e Kuq, ku do të rreshtohen ushtarë dhe automjete ushtarake. Në orët mes 8 dhe 9 Majit i erdhi fundi Luftës së Dytë Botërore me kapitullimin e Gjermanisë hitleriane dhe Rusia e feston këtë si "ditën e fitores". 

Nga Sheshi i Kuq ku po zhvillohet parada e Ditës e Fitores, ku Rusia përkujton fitoren kundër nazizmit, presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim.  Në hapjen e festimeve të Ditës së Fitores, presidenti rus sulmoi menjëherë NATO-n! Sipas Putin NATO "krijoi një kërcënim për kufijtë tanë" dhe shtoi, se "nevoja për të luftuar, ishte parandaluese.

Në një video-mesazh të postuar në Telegram, presidenti Zelensky, tha se ‘Ne po luftojmë për lirinë e fëmijëve tanë dhe prandaj do të fitojmë. Nuk do të harrojmë kurrë atë që bënë paraardhësit tanë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila vrau më shumë se tetë milionë ukrainas. Shumë shpejt do të ketë dy ditë fitore në Ukrainë’- tha Zelensky.

Sot është dita e 75-të e luftës. Nga bombardimi i shkollës Bolohorivka, humbën jetën 60 persona. Trupat e Kievit u tërhoqën nga Popasna, e cila përfundoi në duart e çeçenëve. Rusët akuzojnë Kievin se ka përdorur civilët e Zaporozhie si mburoja njerëzore, duke penguar evakuimin e tyre. G7 është zotuar të zbatojë sanksione të reja dhe të ndalojë naftën ruse, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka vendosur masa që prekin edhe Bjellorusinë. 

Gjatë një Konferencë për Shtyp në Parlamentin Evropian, Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se paqja nuk duhet të ndërtohet me ‘poshtërimin’ e Rusisë.

“Paqja nuk do të ndërtohet mbi poshtërimin e Rusisë. Nesër do të kemi një paqe për të ndërtuar, të mos e harrojmë kurrë. Do të duhet ta bëjmë këtë me Ukrainën dhe Rusinë rreth tryezës, por jo me mohim, përjashtim të njërit apo tjetrit, apo me poshtërim", tha Macron "Kur paqja të kthehet në tokën evropiane, ne do të duhet të ndërtojmë ekuilibra të rinj të sigurisë, pa iu dorëzuar tundimit të poshtërimit apo frymës së hakmarrjes. Sepse ata tashmë i kanë shkatërruar shumë rrugët e paqes në të kaluarën", tha Macron duke bërë një krahasim paralelen me Traktatin e Versajës.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
Hungaria ende nuk e mbështet paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës

Hungaria vazhdon që të mos mbështesë paketën e gjashtë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, e cila është aktualisht në diskutim.

Në lidhje me takimin e zhvilluar sot në Budapest mes Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Kryeministrit hungarez, Viktor Orban, Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto ri-konfirmoi dhe njëherë qëndrimin e Hungarisë lidhur me sanksionet kundër Rusisë, ai tha gjithashtu se Presidentja e Komisionit Evropian është informuar lidhur me ndikimet negative që sanksionet do të kishin në vend.

“Kjo paketë sanksionesh do të shkatërronte sigurinë tonë energjetike. Gjatë takimit, ne e informuam Presidentin e Komisionit për ndikimin e këtyre masave në vend. Derisa Komisioni Evropian të gjejë një zgjidhje për këto problem, Hungaria nuk do të jetë në gjendje të mbështesë paketën e sanksioneve”, tha ai.

Ora 22:21
Dëgjohen shpërthime të forta në Odesa

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se ka pasur një sulm me raketa në Odesa gjatë kësaj mbrëmjeje.

Lajmin e bëri të ditur “BBC”, e cila raportoi gjithashtu se nga qendra e qytetit janë dëgjuar tre shpërthime të forta. Madje shpërthimi i parë ishte aq e fortë sa mund të tundte xhamat e ndërtesave dhe të ndizte alarmet e makinave që ndodheshin aty pranë.

Ora 21:11
SHBA: Rusët po zhvendosin ukrainasit në Rusi kundër vullnetit të tyre!

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha gjatë një konference ditën e sotme se ka indikacione se rusët po zhvendosin ukrainasit në Rusi kundër vullnetit të tyre, kur u pyet në lidhje me deklaratat e qeverisë ukrainase se 1.2 milion ukrainas janë dëbuar deri më tani janë dëbuar në Rusi dhe po mbahen në kampus.

Kirby nuk foli për numrin total të ukrainasve të zhvendosur, sa kampe ka apo si ato duken, por tha vetëm se ata kishin indikacione se ukrainasit po dërgohen kundër vullnetit të tyre në Rusi.

Ai e quajti këtë veprim si të papërgjegjshëm dhe jo një sjellje e një fuqie të përgjegjshme.

Ora 20:15
Mediat ukrainase: Rifillojnë bombardimet në fabrikën e çelikut në Mariupol

Rusët kanë rifilluar bombardimet në zonën e fabrikës së çelikut “Azovstal” në Mariupol, ndërkohë që sulmet vazhdojnë edhe në Rubizhne, pjesë e rajonit të Luhanskut.

Lajmin e bëri të ditur Media ukrainase “Ukraine Now”, duke u referuar në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Ora 19:41
Reagon Polonia: Agresion i mjerueshëm ndaj ambasadorit rus

Ministri i Jashtëm polak Zbigniew Rau e cilësoi si "të mjerueshme" protestën e zhvilluar ditën e sotme kundër luftës në Ukrainë, e cila përfshiu ambasadorin rus në Poloni, ndaj të cilit u hodh bojë e kuqe.

“Diplomatët gëzojnë mbrojtje të veçantë pavarësisht nga politikat e ndjekura nga qeveritë që ata përfaqësojnë”, tha Rau.

Ora 19:20
SHBA: Putin e ka pranuar se nuk ka fitore për të festuar

Reagimi i parë i bërë Zyra e Administratës së Biden lidhur me fjalimin e mbajtur nga Presidenti rus me rastin e paradës së 9 majit, është deklarata e Ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield gjatë një interviste për mediat amerikane. Ajo thotë se Putin e ka pranuar se nuk ka fitore për të festuar, megjithatë se udhëheqësi rus nuk ka lënë të kuptohet për një tërheqje nga Ukraina.

"Nuk kishte asnjë arsye që Putini të shpallte një fitore ose të shpallte një luftë që ai tashmë e ka bërë për më shumë se dy muaj", tha ambasadorja Thomas-Greenfield duke shtuar gjithashtu se konflikti mund të zgjasë edhe disa muaj.

Ora 18:28
Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për luftën në Ukrainë ditën e enjte.

Mbajtja e kësaj seance vjen pas kërkesës së Kievit, mbështetur dhe nga rreth 60 shtete.

Ora 18:01
Britania: Vladimir Putin mishëron tiraninë e nazistëve!

Sekretari Britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, tha të hënën se presidenti rus Vladimir Putin dhe gjeneralët e tij po pasqyrojnë fashizmin dhe tiraninë e 77 viteve më parë dhe agresioni i Rusisë në Ukrainë çnderon të kaluarën e saj ushtarake.

Në një fjalim që përkoi me parakalimin e Ditës së Fitores të Rusisë, që përkujton fundin e Luftës së Dytë Botërore, sekretari Wallace tha se gjeneralët rusë ishin po aq bashkëfajtorë sa presidenti i tyre dhe duhet të përballen me gjykatën ushtarake.

“Përmes agresionit në Ukrainë, Putini dhe rrethi i tij i brendshëm i gjeneralëve po pasqyrojnë tani fashizmin dhe tiraninë e 77 viteve më parë, duke përsëritur gabimet e regjimeve totalitare të shekullit të kaluar. Ata po tregojnë të njëjtën shpërfillje për jetën njerëzore, sovranitetin kombëtar dhe sistemin ndërkombëtarë”, tha ai.

Sekretari Wallace foli teksa presidenti Putin po mbante fjalim në Sheshin e Kuq në përvjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste, duke evokuar kujtimin e heroizmit sovjetik për të nxitur ushtrinë e tij drejt fitores në Ukrainë.

Në 75 ditë luftime, forcat ruse kanë rrafshuar fshatra e qytete në Ukrainë dhe kanë detyruar rreth gjashtë milionë njerëz të kërkojnë strehim jashtë vendit.

“Të gjithë ushtarët profesionistë duhet të tmerrohen nga sjellja e ushtrisë ruse. Ata jo vetëm që janë të përfshirë në një agresion të paligjshëm dhe krime lufte, por drejtuesit e tyre të lartë kanë dështuar në atë masë sa duhet të përballen me gjykatën ushtarake", tha sekretari Wallace.

Duke iu referuar gjeneralëve rusë, sekretari Wallace tha se "për ta dhe për Putinin nuk mund të ketë ditë fitoreje, vetëm çnderim dhe me siguri disfatë në Ukrainë".

Megjithatë, sekretari Wallace tha se çfarëdo që të ndodhë në Ukrainë, presidenti Putin do të jetë i pranishëm përreth për një kohë. “Ne duhet të pyesim veten se si do ta frenojmë atë dhe Rusinë e tij në atë mënyrë që t’i ofrojmë siguri Evropës", tha sekretari britanik.

Britania është një nga mbështetësit më të zëshëm të përpjekjeve të Ukrainës për t'i rezistuar asaj që presidenti Putin e quan një "operacion i posaçëm " për të çarmatosur fqinjin e tij më të vogël dhe për ta mbrojtur atë nga fashistët.

Ukraina dhe perëndimi thonë se ky është një pretekst i rremë për një agresion të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë./VOA

Ora 17:35
Macron: Paqja nuk do të ndërtohet me poshtërimin e Rusisë. Jo ‘hakmarrjes’!

Gjatë një Konferencë për Shtyp në Parlamentin Evropian, Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se paqja nuk duhet të ndërtohet me ‘poshtërimin’ e Rusisë dhe se nuk mund të veprohet me përjashtimin e njërës apo tjetrës palë.

Për Macron është e rëndësishme ndërtimi i ekuilibrave të rinj dhe duke lënë mënjanë hakmarrjen.

“Paqja nuk do të ndërtohet mbi poshtërimin e Rusisë. Nesër do të kemi një paqe për të ndërtuar, të mos e harrojmë kurrë. Do të duhet ta bëjmë këtë me Ukrainën dhe Rusinë rreth tryezës, por jo me mohim, përjashtim të njërit apo tjetrit, apo me poshtërim", tha Macron "Kur paqja të kthehet në tokën evropiane, ne do të duhet të ndërtojmë ekuilibra të rinj të sigurisë, pa iu dorëzuar tundimit të poshtërimit apo frymës së hakmarrjes. Sepse ata tashmë i kanë shkatërruar shumë rrugët e paqes në të kaluarën", tha Macron duke bërë një krahasim me Traktatin e Versajës.

Ora 17:14
Macron: Do të duhen dekada që Ukraina të anëtarësohet në BE!

Presidenti francez Emmanuel Macron në ceremoninë e përmbylljes së punimeve të Konferencës për Ardhmërinë e Evropës ka folur rreth çështjes së anëtarësimit të Ukrainës në BE. Ai tha se ky proces mund të zgjasë në disa dekada edhe nëse do t’i jepet status i vendit kandidat.

“Edhe nëse i japim Ukrainës statusin kandidat, të gjithë e dimë se procesi i anëtarësimit zgjat disa vjet dhe në fakt ndoshta disa dekada. Kjo është e vërteta që duhet të themi, nëse nuk vendosim të ulim standardet e anëtarësimit dhe si rrjedhim të rimendojmë plotësisht unitetin e Evropës sonë. Kur paqja të kthehet në tokën evropiane, ne do të duhet të ndërtojmë ekuilibra të rinj të sigurisë dhe së bashku nuk duhet të dorëzohemi kurrë para tundimit të poshtërimit apo frymës së hakmarrjes, sepse ata tashmë e kanë shkatërruar shumë rrugën e paqes në të kaluarën”, tha Macron.

Ora 14:00
Protestuesit polakë ‘sulmojnë’ me bojë të kuqe ambasadorin rus në Varshavë

1652097641_Capture.JPG

Ambasadori rus në Poloni Sergey Andreev është sulmuar me bojë të kuqe teksa po përpiqej të vendoste një kurorë me lule në varrezat e ushtarëve sovjetikë në Varshavë. Andreev ishte në shoqërinë e diplomatëve të tjerë dhe gruas së tij.

Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të kryeqytetit polak të dielën për të protestuar kundër agresionit rus në Ukrainë.

Pjesëmarrësit marshuan, duke mbajtur flamuj ukrainas dhe postera të tillë si “Shpëtoni Azovstalin”, “Stop Putinit”, “Stop Luftës”, “Bëhuni trima si Ukraina”, “Ne mundëm nazizmin – tani do ta mposhtim rusizmin”.

Rusia shënoi sot Ditën e Fitores, apo në atë që njihet si mposhtje e Gjermanisë naziste në vitin 1945.

Trupa, tanke, raketa u shfaqen sot në Sheshin e Kuq të Moskës dhe në qytete të tjera të vendit.

Ora 12:03
Parada e Fitores në Rusi/ Zelensky: Putin si Hitleri, është i mallkuar nga paraardhësit e tij  

1651988377_a8b22955d8fd481d85d503c9ea5d88d4.jpeg

Në videon për Ditën e Fitores mbi Nazizmin, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënkuptoi se Putin është si Hitleri duke thënë se është mallkuar nga paraardhësit e tij, por nuk e përmendi asnjëherë emrin e tij drejtpërdrejt.

"Vetëm një budalla mund të shpresojë të përsërisë 2194 ditët e luftës së Dytë Botërore. Ai që po përsërit sot krimet e tmerrshme të regjimit hitlerian, duke ndjekur filozofinë e nazistëve dhe duke përsëritur gjithçka që ata bënë, është i dënuar. Ai u mallkua nga miliona paraardhës kur filloi të imitonte vrasësin e tyre. Në fund do të humbasë gjithçka", tha Zelensky.

Ora 11:58
Anulohet shfaqja ajrore në Sheshin e Kuq, zëdhënësi i Kremlinit: Shkak kushtet e motit

1652090342_Capture.JPG

Është anuluar shfaqja ajrore që ishte parashikuar të mbahej si çdo vit në Sheshin e Kuq për shkak të kushteve atmosferike ka thënë për mediat ruse zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov.

Forcat ajrore ruse ishin përgatitur për të dhënë një shfaqje gjatë ditës së sotme duke përfshirë dhe formacionin “Z” i cili përdoret si simbol i pushtimit ushtarak në Ukrainë.

 

Ora 11:04
NATO kërcënim për Rusinë, Putin ushtarëve: Luftoni për ne
1652087071_Capture.JPGPamje nga parada në Sheshin e Kuq, Moskë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë fjalës së mbajtur në Sheshin e Kuq për Ditën e Fitores u shpreh se NATO është një kërcënim i qartë për Rusinë si dhe justifikoi edhe një herë pushtimin e Ukrainës.

“Në Kiev po flisnin për marrjen e armëve bërthamore dhe NATO nisi të eksploronte tokat pranë kufirit tonë. Ky ishte kërcënim i qartë për vendin tonë dhe kufijtë tanë. Gjithçka që po ndodhte ishte tregues se duhet të luftonim, I kërkuam Europës që të gjenin një kompromis të ndershëm, por askush nuk e dëgjoi. Operacioni ushtarak në Ukrainë ishte vendimi i duhur dhe një masë e nevojshme që duhet të merrnim”, tha Putin.

Putin falënderoi veteranët rusë që kontribuuan në fitoren kundër Nazizmit në Luftën II Botërore, dhe përmendi me emër edhe vendet aleate të asaj periudhe, si SHBA, Britania e Madhe dhe Franca.

 

Ora 10:08
Dita e Fitores, Zelensky ‘mesazh’ Moskës: Ne po luftojmë për lirinë e fëmijëve tanë, prandaj do të fitojmë
1652083705_Capture.JPGPresidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka publikuar një mesazh në video në Ditën e Fitores gjatë kohës që presidenti rus Vladimir Putin mbante fjalën e tij në Sheshin e Kuq të Moskës.

Ne do të fitojmë sepse ne po luftojmë për lirinë e fëmijëve tanë shprehet Zelensky në videon e shpërndarë.


"Ne do të fitojmë. Ne po luftojmë për lirinë e fëmijëve tanë, prandaj do të fitojmë. Ne kurrë nuk do të harrojmë atë që bënë paraardhësit tanë në Luftën e Dytë Botërore, e cila vrau më shumë se tetë milionë ukrainas. Shumë shpejt do të ketë dy Ditë Fitore në Ukrainë. Dhe dikush nuk do të ketë asnjë. Ne fituam atëherë. Do të fitojmë tani. Gëzuar Ditën e Fitores mbi Nazizmin”, tha Zelensky.

Ora 09:53
I riu proteston në Rusi me foton e gjyshit: Më vjen turp për ju nipër e mbesa! Ne luftuam për paqen ju zgjodhët luftën

Rusia sot feston ditën e fitores kundër nazizmit. Ndërkohë që Putin po mban një Paradë Ushtarake, një i ri ka protestuar me foton e gjyshit të tij ish-ushtarake, ku shkruhej: "Më vjen turp për ju, nipër e mbesa. Ne luftuam për paqen, ju zgjodhët luftën". I riu u arrestua nga policia.

Ora 09:35
Putin: Një minutë heshtje për ushtarët që luftojnë për Rusinë në Donbas

1652081741_Capture.JPG

Gjatë fjalës së tij në Sheshin e Kuq presidenti rus Putin bëri thirrje për një minutë heshtje për rusët e vrarë në Luftën e Dytë Botërore, por edhe për ushtarët që luftojnë për Rusinë në Donbas.

Ora 09:32
Putin: NATO bëri kërcënim serioz për kufijtë tanë, ekzistonte nevoja për të luftuar

1652081336_Screenshot4.jpg

Në hapjen e festimeve të Ditës së Fitores, presidenti rus sulmoi menjëherë NATO-n! Sipas Putin NATO "krijoi një kërcënim për kufijtë tanë" dhe shtoi, se "nevoja për të luftuar, ishte parandaluese. Në fund të vitit të kaluar, sipas liderit të Moskës, Perëndimi ishte duke përgatitur hapur një sulm në Donbas dhe Krime.

"Në Kiev ata thoshin se mund të merrnin armë bërthamore dhe NATO filloi të eksploronte tokat afër nesh dhe kjo u bë një kërcënim i dukshëm për vendin tonë dhe për kufijtë tanë. Gjithçka na tregonte se ekziston nevoja për të luftuar."- tha Putin.

Ora 09:25
Nis fjalimi i presidentit rus në Sheshin e Kuq, Putin: Ju po luftoni për sigurinë e Rusisë
1652081212_Capture.JPG

Presidenti rus Vladimir Putin e ka nisur fjalimin e tij për Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës duke u thënë luftëtarëve rusë se tani po luftojnë për sigurinë e Rusisë si dhe ka uruar veteranët për ditën e 'fitores së madhe'. Dita e Fitores në Bashkimin Sovjetik shënon fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Ora 09:19
Putin mbërrin në Sheshin e Kuq për paradën

1651905340_putin.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Sheshin e Kuq para Kremlinit për të parë paradën. Fjalimi i tij është planifikuar për në orën 09:15.

Ora 09:16
Nis parada e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq
1652080738_Capture.JPGPamje nga parada në Sheshin e Kuq, Moskë

Nën muzikën e një bande marshimi ka nisur parada e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq në Moskë.

Ushtarët me uniformë të plotë mbajnë flamuj rusë dhe sovjetikë dhe marshojnë përpara Presidentit Vladimir Putin dhe personaliteteve të tjera të larta të Rusisë.

Ora 08:25
Shefi i NATO-s thirrje Putinit: Jepi fund luftës në Ukrainë
1652079350_Capture.JPGSekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stolenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shfrytëzuar Ditën e Fitores për t'i bërë thirrje liderit rus Vladimir Putin që t'i japë fund luftës në Ukrainë menjëherë.

"Ne qëndrojmë fort në krah të Ukrainës dhe do të vazhdojmë ta ndihmojmë vendin të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje”, tha ai.

Stoltenberg thotë se presidenti rus e ka përdorur rregullisht fjalimin e tij të 9 majit për të përhapur gënjeshtra për Perëndimin dhe për të kritikuar NATO-n.

"Unë pres që Putini përsëri më 9 maj të këtij viti të përhapë gënjeshtra për NATO-n dhe Perëndimin në tërësi", u shpreh Stoltenberg.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet e Rusisë se NATO ka vepruar në mënyrë agresive, duke këmbëngulur se është një aleancë mbrojtëse e ndërtuar për të siguruar paqen dhe për të mbështetur vlerat e lirisë dhe demokracisë.

 

Ora 08:17
Të gjithë sytë nga Moska këtë 9 Maj! A mund të shpallë Putin një luftë gjithëpërfshirëse

1652077252_Capture.JPG

Rusia po përgatitet për të shënuar fitoren e saj mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore, me një paradë ushtarake në shkallë të gjerë që do të mbahet në Sheshin e Kuq të Moskës.

Kjo ngjarje është një shfaqje për ushtrinë ruse, ku priten të shihen trupa, tanke, raketa dhe raketa balistike të parakalojnë nëpër kryeqytet në një shfaqje të fuqisë së Kremlinit.

Por parada e këtij viti vjen pasi pushtimi rus i Ukrainës ka dështuar, me ushtrinë e saj që tani fokusohet në betejat në lindje të vendit, pasi nuk arriti të pushtojë kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera të mëdha.

Nën drejtimin e Vladimir Putin, Dita e Fitores është bërë një shfaqje e forcës së trupave dhe pajisjeve ushtarake, si dhe një mundësi për të kujtuar sakrificat e Luftës së Dytë Botërore.

Rreth 27 milionë qytetarë sovjetikë vdiqën, deri tani humbja më e madhe e çdo vendi, në atë që rusët e quajnë Lufta e Madhe Patriotike.

Zyrtarët perëndimorë kanë spekuluar se presidenti Vladimir Putin mund ta përdorë paradën për të shpallur një përshkallëzim të aksionit ushtarak por Rusia deklaron se është e pakuptimtë që t’i shpallë luftë të gjithanshme Ukrainës në Ditën e Fitores. Deri më tani Moska ka mohuar se është në luftë, e në vend të kësaj e ka quajtur mësymjen në vendin fqinj si një “operacion special ushtarak”.

Çfarëdo që të ndodhë sot, është e vështirë të shohësh që kjo luftë të përfundojë së shpejti.

Ora 08:12
Festimet e Ditës së Fitores në Vladivostok, rusët dalin në paradë me imazhet e të afërmve që luftuan

1652077528_b3eebce4cc714eb48e25ad3f74b4a93f.jpg

Ndërsa sytë e botës do të jenë në Sheshin e Kuq të Moskës, festimet e Ditës së Fitores po zhvillohen në të gjithë Rusinë. Në qytetin lindor, Vladivostok kanë dalë qytetarët me pankarta dhe flamuj në duar ndërsa në shesh ka ushtarë e mjete ushtarake. Dita e sotme shënon fitoren ndaj Gjermanisë naziste në vitin 1945 dhe shumë prej qytetarëve kanë dalë në paradë me fotografi të të afërmve të tyre që luftuan.

Ora 08:00
Borrell: Për të rindërtuar Ukrainën, përdorni rezervat e Moskës

1651919677_20191007PHT63581original.jpg

BE-ja duhet të përdorë rezervat ruse për të rindërtuar Ukrainën. Kështu ka thënë Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, në një intervistë për Financial Times.

Sipas Borrell, SHBA ka marrë kontrollin e miliarda dollarëve të aseteve që i përkasin bankës qendrore të Afganistanit, pjesërisht për të kompensuar potencialisht viktimat e terrorizmit dhe për ndihmën humanitare për vendin. Hapa të ngjashëm pritet të kenë edhe për Ukrainën.

Ora 07:15
Festimet e Ditës së Fitorës së Rusisë, Zelensky: E keqja humbet gjithmonë

Në prag të Ditës së Fitores, kur lufta po ashpërsohet çdo ditë e më shumë në vendin e tij, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është shprehur se Rusia nuk do ta fitojë këtë luftë pasi sipas tij e keqja humbet gjithmonë.

"Bota e lirë e sheh Ukrainën si palën e së mirës në luftë, Rusia nuk do mundet ta fitojë këtë luftë pasi e keqja humbet gjithmonë", tha Zelensky.

Udhëheqësit perëndimorë përdorën gjithashtu rastin e Ditës së Fitores për të denoncuar veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, i cili vizitoi Ukrainën tha se Presidenti rus Vladimir Putin "po shkonte kundër vlerave për të cilat kaq shumë njerëz luftuan dhe vdiqën"  ndërsa udhëheqësit e grupit G7 u shprehen se veprimet e Putinit sollën "turp për Rusinë dhe sakrificat historike të popullit të saj".

 

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/05/2022 04:41

    Kur mbaroi L.I.B.amerikanet kerkuan nje trajtim me human te Gjermanise,por francezet e Klemansose u treguan shume te ashper me reparacionet, kerkesat e kushtet qe i vune Gjermanise,literalisht e poshteruan dhe u hakmorren duke filluar qe nga menyra si kerkuan kapitullimin e saj e deri te Traktati i Versajes.Rezultati:Nje Gjermani e shkaterruar dhe e poshteruar komplet ne te gjitha anet,nje qeveri e Vajmarit e mire e demokratike,por e dobet per shijet e gjermaneve ,nje krize e brendshme qe u shumefishua nga kriza boterore dhe te gjitha keto sollen ne pushtet Hitlerin dhe nazistet.Duket qe Macron e ka mesuar mire mesimin e historise kur flet per mosposhterimin e Rusise dhe kur flet kunder hakmarrjes.Problemi qendron se as ai,as burokratet e teknokratet evropiane akoma nuk e kane mesuar adaptimin me kohen, kur flasin per dekada qe do t'i duhen Ukraines te pergjakur te antaresohet ne BE.Le te masakrohen njerezit,por BE bar ha dhe parimet e anetaresimit nuk i shkel!!!

    Përgjigju
  • Qobani: 09/05/2022 12:28

    Ma mir na bjen të punojm t'gjithë së bashku për me u ba sa ma shum Njerzor,po ashtu me rritë edhe SOJIN, dot na lusin sikur xhaxhin Enver eja me ne në fillim të shengenit,rruga ashtë e gjat për me mrri tek Soji i Njeriut

    Përgjigju
  • Gryka e Mezhgoranit: 09/05/2022 12:00

    Ti o Parruce qenke llogaritar por dije mire se fuqia ushtarake e NATO-s ka bere qe Rusia e Putinit po le breket ne Donbas Lugansk Idesa Mariupol dhe ka mbi 70 dite qe po ja ha.

    Përgjigju
  • Luli: 09/05/2022 09:09

    Nato ben thirrje per te ndaluar luften Putinit ? Vete ata po i hedhin zjarrit benzine qe mos te ndaloje kurre ajo lufte

    Përgjigju
    • petrit: 09/05/2022 11:57

      Ushtria e putin ndodhet ne territorin Ukraines dhe jo ajo e NATOS.Thjesht mjafton qe te terhiqen dhe lufta mbaron, Europa u mashtrua nga idea e rusise paqsore dhe krijoj varesi te madhe .

  • het: 09/05/2022 08:29

    po mor budall po, thu ti qe esht vetem po shko pyet indine kinen brazilin pakistanin malajzine tailanden te gjith afriken ameriken latine e kshu me rradh, te gjithe keta bejne 5 miliarde, kurse 2 miliarde ka ngel europa e mbaruar me pronarin e saj ameriken

    Përgjigju
    • Trnakop Kacija: 09/05/2022 14:34

      Le te dalin te maten me Ameriken dhe Europen Rusia Kina dhe te gjithe aleatet e tyre dhe ta shohim sesa do tju vleje lekura.

    • Tralala zura nje gale: 09/05/2022 14:28

      O het o budalla nuk vlen popullsia po vlen strategjia. Po pse me armatimin e kohes se Leninit dhe Stalinit do te fitoje Putini luften ne Ukraine?

    • Parruca: 09/05/2022 09:49

      Europa « e mbaruar » bashke me Ameriken bejne me shume se gjysmen e GDP-se boterore. Fuqia matet me kapital dhe jo me njerez qe vdesin nga uria rrugeve te Indise, Brazilit, Pakistanit e Afrikes. @luli: me rradaken tende qe mos i hidhet benzine zjarrit, Perendimi duhet ta lere Rusine te fshije nga harta nje shtet te pavarur? Po pas Ukraines rradha e kujt eshte nese e lene ta beje kete gje? Moldavia? Vendet Balltike? Pastaj Polonia, Cekia, Sllovakia dhe Hungaria pse jo? Fundja e ka bere me keto shtete shekullin e kaluar.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali