TIRANE- Policia e Tiranës njofton bllokimin e kufizimit të lëvizjes së mjeteve në segmentet kryesore të rrugëve, në kuadër të sërë aktivitetesh si dhe përgjatë “Sheshit Skënderbej” ku do të zhvillohet Parada Ushtarake në segmentin rrugor Sheshi “Rilindja”, përgjatë rrugës së “Durrësit” deri tek sheshi “Skënderbej” në intervelin kohor ora 10.00’ deri në orën 18.00’.

Rreth orës 10:00 policia e Kryeqytetit informon se ka bërë devijimin e lëvizjes së automjeteve hyrëse në Kryeqytet.

Rruga e Elbasanit Sauk – Pallati i Brigadave nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve por të do të bëhet devijimi i qarkullimit rrugor nga Qëndra Tregëtare Teg – Rruga Komuna e Parisit për të hyrë më pas në Tiranë.

Do të bllokohet totalisht lëvizja e mjeteve në Bulevardin Zogu i I ; Rruga Ded Gjon Luli ; Front Urani ;

Nuk do të lejohen të hyjnë dhe të qarkullojnë në Tiranë, autobuzat interurbanë, por duhet të parkohen në pallatin Asllan Rusi ; Fusha e Zezë në Kombinat; Fusha në Qytetin Studenti, përgjatë Unazës së madhe.

Në kuadër të këtyre masave nga Bashkia e Tiranës do të organizohen një sërë aktivitetesh si dhe përgjatë “Sheshit Skënderbej”, do të zhvillohet Parada Ushtarake në segmentin rrugor Sheshi Rilindja, përgjatë rrugës së “Durrësit” deri tek sheshi “Skënderbej” në intervelin kohor ora 10.00 deri në orën 18.00.

Nga ora 18.00 deri ne 22.00 do behet bllokimi i levizjes se mjeteve dhe nuk do lejohet parkimi i mjeteve ne segmentin rrugor nga kryqezimi i Bulevardit “Deshmoret e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” (nga Ura e Madhe e Lanes) deri tek sheshi “Nene Tereza” (per koncertin permbylles ne sheshin “Nene Tereza).

NJOFTIMI I MEPARSHEM

Ndërkohë, do të bëhet bllokimi dhe kufizimi i lëvizjes së mjeteve në segmentet të rrugëve si më poshtë
• Nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja automjeteve nga sheshi “Rilindja” deri tek sheshi “Skënderbej”.
• Do të bëhet bllokimi e lëvizjes së mjeteve dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në segmentin rrugor të rrugës “Bardhok Biba”.
• Do të bëhet bllokimi e lëvizjes së mjeteve dhe nuk do të lejohet parkimi i tyre në segmentin rrugor të rrugës “Urani Pano”.
• Do të bëhet bllokimi e lëvizjes së mjeteve në segmentin rrugor nga kryqëzimi i rrugës “Barrikada” me rrugën “Dibrës, deri tek sheshi “Skëderbej”.
• Do të bllokohet lëvizja e mjeteve në segmentin rrugor nga Kryqëzimi i rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën e Barrikadave (tek kryqëzimi i 9-katsheve), deri tek sheshi “Skënderbej”.
• Do të bllokohet lëvizja e automjeteve në segmentin rrugor Kryqëzimi i Bulevardit “Zogu i Parë” me rrugën ‘Fortuzi” deri tek sheshi “Skënderbej”.
• Do të bllokohet segmenti rrugor nga kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit’ me Ministrinë e Mbrojtjes deri në sheshin “Skënderbej”.
• Po ashtu do të bllokohet segmenti rrugor nga kryqëzimi i rrugës së “Kavajës” me rrugën “Kont Urani” deri në sheshin “Skënderbej”.
• Do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkohë nga ora 18.00’ deri në 22.00’ të ditës së do bëhet bllokimi i lëvizjes së mjeteve dhe nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në segmentin rrugor nga kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmoret e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” (nga Ura e Madhe e Lanës) deri në sheshin “Nënë Tereza” (për koncertin përmbylles në sheshin “Nënë Tereza).

Policia e Kryeqytetit, duke falenderuar qytetarët për bashkëpunimin, kërkon mirëkuptimin e tyre, në mënyrë që të kufizojnë sa më shumë të jetë e mundur qarkullimin me automjete gjatë këtyre ditëve festive. Ju Urojmë Gëzuar 100 vjetorin e Panvarësisë.
(sg/shqiptarja.com)