Festimet për 100-vjetorin, Rama:
S'ka diskutim, më 28 në Vlorë

Festimet për 100-vjetorin, Rama: <br />S'ka diskutim, më 28 në Vlorë
TIRANE- Pas deklaratave të kreut të LSI-së se të gjitha partitë politike duhet të gjejnë dialog në mënyrë që të festojnë sëbashku 100-vjetorin e pavarësisë më 28 nëntor, reagon kryesocialiti Edi Rama në rrjetin social Twitter.

Rama shkruan se nuk ekzistojnë mosmarrëveshje për festen e Pavarësisë, festimet do të kryhen në Vlorë sepse pavarësia është shpallur në Vlorë më 28 nëntor.

“S'kemi mosmarrëveshje ne për festën e pavarësisë dhe as kemi me kë merremi vesh: Pavarësria është shpallur në Vlorë në 28 nëntor dhe pikë!
Në 28 nëntor ne do jemi në Vlorë dhe do festojmë me këdo që do jetë në Vlorë! Të tjerat janë dokrra hini siç i quante At Gjergj Fishta.

Ndërkohë që Rama thekson se festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë duhet të jenë festë për çdo shqiptar, pa cenuar asnjë qytet.
“100 vjetet e pavarësisë duhet t'i festonte edhe çdo qytet shqiptar, jo vetëm Tirana, po kurrë për të eklipsuar Vlorën apo cenuar festën atje!”, shkruan Rama në Twitter.

Ndërkohë që pak minuta më vonë në Twitter, Rama ka reaguar ndaj projektit të qeverisë për festimet, duke thënë që është një turp për një qeveri europiane.

"Çfarë turpi: Parafytyroni një qeveri europiane që shpall si projekt therjen e 1000 deleve e të 1000 deshëve për festën e pavarësisë!", shkruan Rama.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë