Kthimi në shtëpi pas festave të fundvitit ka shkaktuar fluks trafiku në disa segmente rrugore, më konkretisht në daljen e Mamurrasit në autostradën Durrës-Tiranë deri në Fushë-Krujë.
Në disa segmente rrugore, shumë mjete po presin për të lëvizur drejt Tiranës.
Policia është përpjekur të mënaxhojë situatën duke tentuar që të orientojë drejtuesit e automjeteve nëpër rrugë, por përpjekja nuk ka rezultuar e suksesshme duke bërë që të krijohen radhë trafiku.