Festivali ‘Aulona Folk’, çel sezonin turistik në Vlorë

Çelja e sezonit turistik në Vlorë ka vijuar me aktivitete të shumta por dhe me një festival mbarë ndërkombëtar, Aulona Folk. Ky festival i cili starton për të dhjetën herë në qytetin e Vlorës, ka mbushur jo vetëm skenën e këtij festivali, por edhe turistë nga shumë shtete kanë mbushur rrugët e qytetit bregdetar të Vlorës.

Jo vetëm banorët e Vlorës kanë shoqëruar këto grupe duke kërcyer së bashku me ata, por edhe të huaj, të cilët kanë qenë për fundjavë në Vlorë, kanë shfrytëzuar këtë moment për të vallëzuar dhe bërë foto së bashku me valltarët .

Për të dhjetin vit radhazi grupet që marrin pjesë nga vendet si ballkani, europa, azia janë ngjitur në skenën e këtij festivali, i cili do të mbushë sheshin e Kinemasë verore në Lungomare për tre netë rresht.

Ansamblet që do marrin pjesë janë nga Italia,Sllovakia, Kosova, Bullgaria, Letonia. Por ketë vit për të parën herë është dhe një grup nga Kina. Edhe sot ansamblet së bashku janë mbledhur në zonën e plazhit të Orikumit, ku të gjithë kanë shfrytëzuar dhe motin e bukur, duke kërcyer e kënduar dhe përgatitur për mbrëmjen e sotme. Festivali Aulona Folk do të vijojë për tre netë rresht.

Ora 16:56
Festivali ‘Aulona Folk’, çel sezonin turistik në Vlorë
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      20 Nëntor, 13:18

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

    Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?