Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër, zv.ministrja e Kulturës: Do të performojnë 1200 artistë, është rritur numri i turistëve

Gjirokastra është kthyer në kryeqytetin e kulturës shqiptare, pasi ka nisur Festivali Folklorik Kombëtar, që pritet të zgjasë një javë ku do të performojnë 1200 artistë. Zv.ministrja e Kulturës Meri Kumbe në një intervistë për Report Tv, u shpreh se në qytetin e Gjirokastrës gjatë këtij festivali do të performojnë artistë jo vetëm nga të gjitha qarqet e vendit, por edhe nga trevat të tjera shqipfolëse. Sipas Kumbes, festivali është një festë që do të bashkojë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Festivali, thekson më tej Kumbe, ka shtuar ndjeshëm numrin e turistëve.

‘Gjirokastra e vërtetë këto ditë është magjike. Rikthehet pas 8 viteve për shkak të pandemisë, pasi ishte planifikuar të zhvillohej në vitin 2020. Jemi në Gjirokastër plot me artistë dhe plot ngjyra. Numri i artistëve që do të performojnë është 1200 dhe do të zgjasë deri më 1 korrik. Janë 8 net ku vijnë të gjitha qarqet e Shqipërisë, por kemi të ftuar nga të gjitha trevat shqiptare. Është një festë që ka bërë bashkë shqiptarët anë e mbanë botës dhe do të performojnë të gjithë në Gjirokastër. Festivali ka shtuar numrin e turistëve në të gjithë zonën. Motivi i këtij viti kanë qenë artizanët.’- tha zv.ministrja.

Kumbe theksoi me tej se risia e këtij sezoni është se ka shumë të rinj që do të performojnë në skenë, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes, do të ketë performanca kushtuar të rinjve.

‘Risia është se ka shumë të rinj në skenë. Dhe natën e fundit do të performojnë 40 fëmijë pjesëmarrës në festival. Aktivitetet në orët e vona të mbrëmjes jemi përpjekur që t’ua kushtojmë të rinjve, në mënyrë që edhe të rinjtë të gjejnë veten.’- tha Kumbe.

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës 2023, ngjarja që bën bashkë ngjyrat e bukura të folklorit shqiptar, do të mbahet për 8 net në kalanë e Gjirokastrës në një skenë të hapur për të gjithë dhe do të aksesohet falas.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:50
I përqafuar nga Zaho, Rama ndan fotot nga Festivali Folklorik Kombëtar: Gjirokastra, më e bukur se asnjëherë më parë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga Festivali Folklorik Kombëtar që pas 8 vitesh është rikthyer në Gjirokastër ku do të marrin pjesë më shumë se 1200 artistë nga mbarë vendi.

Në facebook-un e tij, Rama ka publikuar një album fotosh nga momentet më të veçanta gjatë festivalit, duke e shoqëruar me mbishkrimin:

“Gjirokastra më e bukur se asnjëherë, si asnjëherë e dashur për njerëz nga tërë anët e botës, e ku asnjëherë folklori ynë s’u ka folur me tingujt dhe ngjyrat e veta magjike kaq shumë njerëzve nga kultura të ndryshme”

 

 

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/06/2023 03:05

    Shume e bukur fotoja ku Zaho perqafon Ramen.Vite e momente qe nuk kthehen me.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion