Festivali i 56 i Këngës në RTSH po bën përgatitjet e fundit përpara se të nisë prezantimi i këngëve në datat 21,22,23 dhjetor. Regjizori i Festivalit Pali Kuke zbulon për Report Tv disa nga të rejat dhe surprizat që sjell ky edicion.
Bashkë me dhjetorin vjen edhe edicioni i 56-të i Këngës në RTSH, që gjendet tashmë në fazën e tij përfundimtare.
Skenografia, e ideuar si një kurore e stërmadhe, i qëndron mbi krye vlerave të këtij festivali që nga edicioni i parë e deri në të 56shtin. Kështu shprehet regjisori Pali Kuke, teksa na njeh me ndryshimet dhe të rejat që sjell Festivali i fundvitit.
“Kemi këngë shumë të mira në festival, kemi emra të mëdhenj të muzikës shqiptare këtë vit, pse jo është shumë pozitive që festivalin do ta drejtojë Adi Krasta,”tha regjizor Pali Kuke.
Pali pohon se i ftuari i nderit në Natën e Parë të Festivalit do të jetë Ricardo Cocciante, kantautori i njohur italian.
“Përveç këngëve që ai ka me shumë vlerë do të kemi edhe një interpretimin e një pjese që i përket një opere shumë të madhe që ka vendosur në Roterdam dhe në pallatin e operës në Paris. Kemi dhe shumë të ftuar të tjerë dhe formacione bendesh të tjera,” shpjegoj Pali Kuke.
Ndryshe nga çdo edicion tjetër publiku ka pasur mundësinë të ballafaqohet me 22 këngët konkurrues, përpara se të prezantohen në netët live. Po kjo mënyrë prezantimi nuk ka ndikim për këngën fituese të Festivalit.
"Detyrë themelore e kësaj skene, e këtij institucioni i këtij festivali në Radio Televizionin Shqiptar është të mbaj fuqishëm, të ruaj traditën dhe vlerat tek ballafaqohet dhe i fton me dyer të hapura të gjitha trendet të gjitha zhanerat të rrugëve ku kënga duhet të eci,” tregoj Kuke.
Festivali i Këngës, që shënon edicionin e tij të 56-të, daton që në vitin e largët të 1962. Festivali do të mbahet tek Pallati i Kongreseve në datat 21,22,23 dhjetor.
Redaksia Onlie
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq
28 Janar, 22:55
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40