Festivali i 56-të, nata e dytë plot
surpriza,në skenë Panucci edhe De Biasi

Festivali i 56-të, nata e dytë plot<br />surpriza,në skenë Panucci edhe De Biasi<br>
Ka nisur nata e dytë gjysmëfinale e festivalit të këngës në Pallatin e Kongreseve. Këngëtarja e re Orgesa Zaimi ka çelur mbrëmjen e sotme me këngën 'Ngrije Zërin.' Më pas ka kënduar Denisa Gjezo këngën 'Zemër ku je.'

Festivali ka vijuar me performancën e grupit “Na& Festina Mezini” me këngën “Ku je”. Ndërsa këngëtarët kanë marrë duartrokitje të pakursyera nga publiku këngëtarja Aurela Gaçe që ka përshëndetur përmes këngëve dhe me engjinë e saj ka ndezur skenën e festivalit. “Bravo, Bravo, Aurela” janë dëgjuar thirrje të forta nga salla. Më tej Krasta ftoi një portret të ëmbël të moderimit në Shqipëri, si Klea Huta për të prezantuar këngën e Lorela Sejdinit.
Gara ka vijuar me tej me ritmet e këngëve nga Ergi Bregu, Artemisa Mithi, Akullthyesit, Xhesika Polo, Inis Neziri, Tiri Gjoci dhe Links.

Por festivali është përzier edhe me problemet sociale e mediatike.
Një performancë proteste për mbrojtjen e mjedisit është ngjitur në skenën tërheqëse të festivalit.
Edhe nostalgjia për sportin ka qenë pjesë e këtij festivali. Futbollisti Cristian Panucci është ngjitur në skenë dhe ka zhvilluar një intervistë me Adi Krastën përballë publikut. “Jam shumë i lumtur që kam ardhur në Shqipëri”, tha futbollisti i njohur.

[gallery]25176[/gallery]
Panucci, një personalitet i futbollit italian ka rrëfyer edhe për sfidat e kombëtares shqiptare. Ishte edhe me bëfasuese ngjitja në skenë e Giani De Biasi, një personazh mjaft i dashur për shqiptarët.
Një nga momentet mbresëlënëse të natës së dytë ishte dhe prania e orkestrës frymore të ushtrisë shqiptare, që solli një frymë interesante në sallën e Pallatit të Kongreseve, e më tej një intepretim i drejtëpërdrejtë i vetë Krastës me orkestrën e RTSH të drejtuar nga Elton Deda.
Një tjetër surprizë e festivalit ishte ardhja e Adelina Smajlit për ta përshëndetur. Këngëtarja që theu e para tabutë në botën e spektaklit 20 vite më parë u shfaq në skenë me një këngë përshëndetëse për publikun. më pas me prezantuesin e festivalit Adi Krasta ajo ka rrëfyer nostalgjitë që e lidhin me skenën e këtij festivali.
Më pas Fest ’56 e përshëndetën Kejsi Tola dhe Flaka Krelani dy prej yjeve të festivaleve në vite, ndërsa solli emocione prania e Rozana Çelikut dhe Zerina Kukes dy prej prezantueseve shqiptare të festivaleve në RTSH në vite.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK