Bëhu DADA për 5 ditë - ndiq veprimtaritë dadaEAST-dadaDAYS.
Kjo është logoja e festivalit të letërsisë dhe performancës që ka organizuar këtë të hënë shoqata kulturore “Poeteka” te instalacioni “Reja” i japonezit Fujimoto në Galerinë Kombëtare të Arteve
Manifestimi i Dadaizmit, rrymë letrare e artistike që mbush 100-vjetorin, sipas drejtorit të Festivalit Arjan Leka vjen me një synim të caktuar në terrenin e munguar të letërsisë shqipe.
“Pak gjë origjinale ka mbetur në këtë botë por jo aq sa për të mos përkujtuar se bota përkujton 100-vjetorin e dados. Meqenëse jemi pjesë e kësaj bote duhej ti bashkoheshim kësaj kujtese. Kjo është një pjesë e kujtesës pozitive, por bashkë me të është edhe pjesa e kujtesës negative. Duhet të kujtojmë se dada si pjesë e modernizmit është pjesë e asaj që kurrë nuk u lejua të futej kurrë në Shqipëri”
Performancat e artistëve kanë rikthyer në kujtesën e publikut poezitë dhe poetët që shpërthyen në një mënyrë të veçantë një shekull më parë kundër formave tradicionale të letërsisë.
Disa autorë që e përfaqësojnë dadaizmin si Apollinier, Aragoni e më gjerë janë bërë pas rënies së komunizmit të njohur dhe të dashur nga lexuesit shqiptarë.
Në festivalin Dada east-dada days që do të mbahet deri më 30 shtator, organizatorët do të prezantojnë një koncept të bashkuar të një Europë, e cila në perspektivë artistike shfaqet pa kufij kulturore.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO