Pas suksesit të netëve të para, Festivali Ndërkombëtar i Dancit Bashkëkohor vijon këtë të hënë me nje shfaqje nga koreografi i njohur shqiptar, Blenard Azizaj.
Azizaj ka sjellë në Tiranë trupën e Baletit të Berlinit, e cila do të ngjitet në oren 19:00 në skenën e Teatrit të Ooperas dhe Baletit për të performuar për publikun shqiptar.
Programi në vijim i edicionit të parë të Festivalit Nderkombëtar të Dancit Bashkëkohor:
31 tetor - 1 nëntor: Trupa nga Berlini me koreografi të Blenard Azizaj 3 - 4 nëntor: Trupa nga Vjena me koreografi nga Eno Peci, koreografi nga Gentian Doda, dhe koreografi nga Angelin Preljocaj me trupë nga Teatri i Operas dhe Baletit.
Të gjitha biletat i gjeni online në: myticket.al @myticket.al ose fizikisht në biletarinë e Teatrit të Operas dhe Baletit.