Blenard Azizaj në Opera, në skenë 2 netë ‘Emigrimi i Madh’:Ikëm maleve! Rikthimi emocion, na pret dhe familja

E gjejmë në “Opera”, gjatë provave për baletin e tij  “Emigrimi i madh”.

Blenard Azizajn e rikthen në këtë skenë pas afro 6 vitesh, Festivali Ndërkombëtar i Dancit Bashkëkohor, mbajtur nga “Harabel”. Përgatitja në skenë është intensive, ndonëse nga mbrëmja e parë ndajnë edhe pak orë.

“Gjërat kanë ndryshuar, që prej 6 vitesh, kur unë erdha dhe dhashë shfaqje për herë të fundit këtu. Kanë evoluar, çdo gjë duket më mirë, edhe lidhur me nivelin e dancit kontemporan, ku ky Festival shënon një pikë të rëndësishme. Po aq me rëndësi është edhe për ne që jemi jashtë shtetit të vijmë dhe të ndajmë eksperiencat tona që kemi mësuar jashtë”, thotë koreografi Azizaj.

Për dy net radhazi, të hënë e të martë, në orën 19.00 publiku shqiptar do të shikoj në skenën e Teatrit, këtë fabul emigrimi në 4 katër akte, ku përfshihet edhe vetë historia personale e artistit. E mes radhëve të spektatorëve, ai pret edhe familjarët e tij.

“Jashtë shtetit, gjithmonë, shumica e njerëzve veçmas nëse bëjnë këtë punë në përgjithësi jemi vetëm, lëvizim vetëm, dhe sa herë që vij këtu dua të çmallem, të kaloj kohë me ta. Sot do të vijë mes publikut vëllai im me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Mezi po pres që edhe ata të shohin nga afër punën që unë bëj me artin dhe kërcimin”, thotë më tej.

Tentoi emigrimin në Greqi që në moshën 14-vjeçare, për të riprovuar 4 vite më vonë. Shpresën do ta gjente në Shkollën Kombëtare të Kërcimit në shtetin fqinjë, e më koreografitë e tij do të performoheshin në skenat ndërkombëtare.

“Kam qenë dikur emigrant vetë duke ecur nëpër male para shumë kohësh dhe e ndiej këtë temën e emigrimit, më inspiron!”, shprehet artisti.

Ka një sërë angazhimesh, nga mësimdhënia e një koregrafi të re që pritet të krijojë në shkollën “Ana Laguna” në Spanjë, tek danci, edhe si balerin në kompaninë Sasha Waltz & Guests në Berlin.

 

“Shtëpia e re për mua  në këtë rast, në këtë shfaqje është shpresa! Mbase nuk arrijmë diku dhe të jemi atje përgjithmonë, por arrijmë në një stacion, të nisemi në një stacion tjetër. Për mua është gjithmonë një ‘on going’...”, tregon më tej ai.

Derën për të performuar në skenën shqiptare e lë të hapur. Është një emocion nga i cili s’do të privojë veten e ndoshta , siç thotë edhe detyrë për të sjellë në atdhe atë që ka mësuar jashtë.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë