Ndërsa shikon kaq shumë kopje të Elvis Presley-t, mendon se ylli i rock n roll-it është ende gjallë. Të veshur me kostumet e bardha të qëndisura me bizhu të praruara, me jakën karakteristike të gjatë si dhe barsetat tipike, të gjithë fansat më të mëdhenj të Elvis Presley-t mblidhen në festivalin e kopjeve të tij, që bëhet çdo vit në Las Vegas.
Mishëruesit e imazhit të Elvisit janë grumbulluar në ritualin e përvitshëm në Sin City, në kazinonë Westgate në Las Vegas, ku ylli i muzikës rock n roll ka performuar dikur pas një suksesi të madh në shitjet e albumeve të tij. Ky aktivitet, i pagëzuar “Java e Elvis” dikur ishte i ndaluar në Graceland, vendbanimin e fundit të tij.
Pasi Elvis Presley vdiq në vitin 1977, këto evente imitimi të këngëtarit ndihmojnë në përkujtimin nderues dhe në mbajtjen gjallë të emrit dhe punës së tij, çka mesa duket i bën fansat të jenë shumë të lumtur.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO