Festivali i Filmit Dea, 50 filma nga
80 shtete "zbarkojnë" në Sarandë 

Festivali i Filmit Dea, 50 filma nga<br />80 shtete "zbarkojnë" në Sarandë 
Nga 18 deri më 25 qershor 2016, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air do të startojë edicionin e tij të tretë. Edhe këtë here festivali do të vijojë traditën e të qenit vizitor i njëkohshëm në dy qytetet më të bukura të Jugut shqiptar: Sarandë dhe Gjirokastër.

Festivali organizohet edhe këtë vit Open Air. Në Sarandë në Kinema Limani dhe në Kinoteatrin e qytetit, ndërsa në Gjirokastër në Kinema Odeon si edhe në Kinemanë e Re të qytetit.

Për të marrë pjesë në festival kanë aplikuar mbi 2300 filma, prej të cilëve 185 filma me metrazh të plotë dhe 2120 filma të shkurtër nga rreth 100 vende të ndryshme të botës. 

Komisionet e përzgjedhjes paraprake kanë menduar t’i ofrojnë publikut të gjerë dhe atij të specializuar 7 filma të gjatë për Seksionin e filmit me metrazh të plotë ose konkurimin kryesor, 6 syresh për Seksionin e filmit ndërkufitar dhe 39 filma për konkurimin në Seksionin e filmit të shkurtër kanë aplikuar 2120 filma nga 80 vende të botës.

Akademia verore e filmit DEA, do të fokusohet këtë vit në edukimin filmik të fëmijëve dhe të rinjve. Në tri fasha të ndryshme orare sipas grupmoshave (për fëmijë, adoleshentë dhe të rinj) në Kinoteatrin e qytetit të Sarandës dhe Kinemanë e Re të qytetit të Gjirokastrës do të shfaqen 15 filma për fëmijë dhe të rinj, shoqëruar me shpjegimet dhe ligjëratat e lektorëve të specializuar për edukimin filmik të fëmijëve, të ardhur nga Suedia dhe Gjermania. 

Edicionin e tretë të DEA International Film Festival e mbështet Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë, të cilat së bashku me Bashkinë e Sarandës dhe Gjirokastrës krijojnë atmosferën e nevojshme mikpritëse për prurjet artistike dhe kontributet qytetare nga e gjithë bota.

Specialistët e kinemasë, drejtorët e disa festivaleve të tjera evropiane të filmit, por dhe aktorët, regjisorët, producentët dhe gazetarët e ftuar i japin aktivitetit gjallërinë dhe komunikimin shumëdimensional, që kinemaja gjithnjë premton dhe realizon.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni