Regjisori dhe mjeshtri i filmit artistik shqiptar Dhimitër Anagnosti është vlerësuar me kupën e nderit të enjten në mbrëmje me rastin e çeljes së festivalit Tirana Internacional Film Festival.
Drejtori i festivalit Agron Domi i dorëzoi Kupën e Nderit mjeshtrit te kinemasë shqipe Dhimitër Anagonsti, në praninë e pjesëmarrësve të festivalit ku kishin ardhur artistë e regjisorë nga vende të ndryshme të botës.
Agron Domi ka qenë një nga personazhet tek filmi “Lulëkuqet mbi mure” me regji të Dhimitër Anagnostit që u shfaq para fillimit të festivalit në rubrikën "Retrospektivë". Domi u shpreh se Anagonsti është një njeri dhe artist unik.
Pas përfundmit të ceremonisë së mbajtur në sallën “Iliria” në Sheraton, nisi edhe shfaqja e parë e filmit të festivalit "Home sweet Home" Filmi debutues i Faton Bajraktarit me skenar nga Zymber Kelmendit, pasi u përfaqësua këtë vit në festivalin prestigjioz Karlovy Vary është përzgjedhur për të konkuruar në garën e Oscar 2017.
[gallery]19475[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO