/ATSH/-Organizatorët e edicionit të dytë të Festivalit të Filmit mbi Mjedisin në Shqipëri (16-23 Maj 2015) mirëpresin filma mbarë botëror mbi mjedisin. Tre janë kategoritë në konkurrim: filmi me metrazh të shkurtër dhe filmi me metrazh të gjatë nga 20 minuta dhe EFFA Lab Film.
Në njoftimin për mediat, Ministria e Kulturës sqaron se EFFA Lab Film është një formulë e re e festivalit. Ky "laborator" synon të nxis regjisorët e rinj në të gjithë Ballkanin të prodhojnë filmat e tyre me temë mjedisin . Organizatorët e FFMSH synojnë të mbështesin filmin mjedisor ballkanik, duke ju ofruar mundësinë këtyre realizuesve të paraqesin punët e tyre përgjatë zhvillimit të festivalit duke ju dhëne gjithashtu edhe vëmendjen e duhur mediatike. FFMSH merr përsipër të shpërndaj nëpërmjet rrjetit ndërkombëtar filmat pas përfundimit të festivalit.
Pranimi: Filmat që plotësojnë kushtet e mëposhtme do të merren parasysh për përzgjedhjen: (1) Thirrja për filmat me metrazh të shkurtër, të gjatë dhe Lab Film është e hapur për çdokënd (pa dallim kombësie ). Filmi duhet të ketë kryefjalë "mjedisin". Çdo përmbajtje mjedisore është e mirëpritur, madje edhe qasjet shumë-disiplinore. (2) Projektet e paraqitura më parë në FFMSH nuk do të pranohen. (3) Për të qenë pjesë e Lab Film në FFMSH, filmi duhet të xhirohet domosdoshmërisht në (Shqipëri, Slloveni, Kroaci, Bosnje-Herzegovinë, Serbi, Kosovë, Mali Zi, Maqedoni, Greqi, Bullgari, Rumani). Nuk ka limite lidhur me kohë zgjatjen e filmit. (4) Filmat pjesëmarrës në festivale të tjera më parë nuk mund të bëjnë pjesë në kategorinë Lab Film por mund te renditen përkrahë filmave me metrazh të shkurtër apo të gjatë. (5) Në rastet e përdorimit të veprave me të drejtë autori si muzika apo imazh nga ndonjë film, aplikuesit duhet të plotësojnë procedurat e duhura të liçensimit përpara se të paraqesin filmin.
Nëse fituesi i ndonjë çmimi do të rezultojë se nuk e ka marrë lejen e autorit për përdorimin e veprës, çmimi i tij mund të anulohet. Organizatorët e festivalit nuk marrin përgjegjësinë për asnjë çështje të kësaj natyre.
Përzgjedhja e fituesit: Një juri ndërkombëtare do të caktohet nga organizatorët e Festivalit. Kjo juri do të përcaktoj fituesin e filmit më metrazh të shkurter dhe filmit me metrazh të gjatë me çmimet e mëposhtme:
o Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër.
o Filmi i dytë më i mirë me metrazh të shkurtër.
o Filmi më i mirë me metrazh të gjatë
o Filmi i dytë më i mire me metrazh te gjatë
o Çmimi për Lab Film më të mirë
o Çmimi për Lab Film të dytë më të mirë
Arkiva e Festivalit: Me përfundimin e këtij Festivali dhe me marrëveshjen e pjesëmarrësve, organizatorët e Festivalit mund të shfaqin të gjitha filmat e paraqitur, si pjesë e programit "Ndërgjegjësimi për Mjedisin" në vende të ndryshme të Shqipërisë.
/Shqiptarja.com