Festivali i filmit në Berlin, regjizori
Gianfranco Rosi fiton 'Ariun e Artë 

Festivali i filmit në Berlin, regjizori<br />Gianfranco Rosi fiton 'Ariun e Artë 
Regjisori Gianfranco Rosi ka fituar çmimin e Ariun të Artë në festivalin e filmit në Berlin. Filmi dokumentar “Zjarr në mes të detit” trajton temën për krizën e emigrantëve që ka përfshirë Europën.

“Shpresoj që të përhap ndërgjegjësimin. Është e papranueshme që njerëzit të vdesin duke përshkuar detin për t’iu shpëtuar tragjedive”, deklaroi regjisori pas marrjes së çmimit. 
Filmi tregon kontrastin mes sfidave të emigrantëve teksa kalojnë detin për të arritur Europën dhe jetës së përditshme të banorëve të Lampeduzës, të cilëve Rosi u ka kushtuar filmin. 

Çmimi për regjisorin më të mirë shkoi për Mia Hansen, për “Dashuri për gjërat që do të vijnë”. Ndërkohë, Majd Mastoura fitoi çmimin për aktorin më të mirë në filmin “Inhebbek Hedi”, ndërsa Trine Dyrholm atë për aktoren më të mirë në “Kolektivi”.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten