Festivali i Gjirokastrës, Berati përfaqësohet nga ‘Bilbilat e Vrionit’, drejtuesi artistik: Do sjellim larmi dhe unikalitetin e valleve tona

Grupi i këngëve qytetare beratase, "Bilbilat e Vrionit",  grupi i valleve dhe më të mirët e qarkut e Beratit do të prezantojnë folklorin dhe traditat e trashëguara ndër vite të qytetit historik të “Një mbi një Dritareve”, në Festivalin e Gjirokastrës.

Pasuria polifonike dhe këngët më të vjetra të traditës folklorike qytetare është ajo me të cilët do të prezantohet  këtë vit qyteti i “Një mbi një dritareve” Berati në Festivalin e Gjirokastrës.

Pas disa javësh përgatitje Berati ka përzgjedhur më të mirët për të prezantuar qarkun e tij, në skenën e kalasë së "Argjirosë" në Gjirokastër ku pritet të performojnë grupi i këngëve qytetare beratase, "Bilbilat e Vrionit" por edhe grupe të tjera nga Dimali, Skrapari ku do të spikasin këngët më të vjetra dhe vallet tradicionale beratase.

“Qarku Beratit do të përfaqësohet me grupet folklorike të bashkisë Skrapar Dimal, Kuçovë dhe bashkisë Berat qyteti dhe fshati. Bëhemi rreth 100 pjesëmarrës. Do të ketë performanca nga më të ndryshme të larmishme që nga kënga polifonike kënga e fshatit të Berat, grupi valleve  ku spikasin valle dyshe valle burrash valle grash. Polifonia Skraparit e burrave, Polifonia e grave, instrumentet e ndryshme, me larminë e madhe tw veglave popullore Berati do të performojnë ditën e parë të hapjes së festivalit ku ne do të ngjitemi si nën kampion pasi edicionin e kaluar fituam vendin e dytë.”- drejtuesi artistik, Fatbardh Dervishi.  

“Ne përfaqësojmë Skraparin i cili prezantohet me shumë këngë të bukura siç Skrapari ka traditë. Ne festival do të performojnë dy gjigandët e trevës së Skrapari, të cilët pëlqehen jo vetëm nga Qarku i Beratit por do të mahnitet e gjithë Shqipëria. Por edhe gratë, kemi deri diku tek 5 numra. Ne do të përfaqësohemi me 5 këngë. Është një këngë e re “O Skrapar, mali me lule” që futet për herë të parë në festivalin e Gjirokastrës. Do të ketë këngë të tjera si kënga "Mëmëdhe" që është një këngë e vjetër mjaft e dashur për të gjithë.”- tha Drejtues i grupi Skraparit, Rrako Paja.

Festivalit Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës do të zhvillohet prej datës 24 qershor e deri më 1 korrik ku1200 artistë mes tyre valltarë dhe grupe polifonike do të interpretojnë për 5 ditë me radhë në kalanë e Gjirokastrës dhe jo vetëm.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë