Festivali i Jazz udhëton në Shqipëri
Intervistë me kitaristët malazezë

Festivali i Jazz udhëton në Shqipëri<br />Intervistë me kitaristët malazezë
Festivali i Jazz në Shqipëri në këtë edicion të katërt të tij solli grupe interesante nga Hungaria, Austria, Italia, Turqia, Izraeli, Mali i Zi dhe Shqipëria. Për katër ditë me rradhë kjo traditë, tashmë e nisur në Shqipëri, përçoi tek publiku shqiptar notat e magjishme të muzikës Jazz.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli" dy kitaristët nga Mali i Zi Darko Nikcevic dhe Srdjan Bulatovic u shprehën se ky festival ndërkombëtar i muzikës Jazz po përqafohet dhe nga publiku shqiptar dhe interesi i audiencës është gjithmonë në rritje.

"Ndryshe nga vendet perëndimore publiku shqiptar e dëgjon muzikën tonë dhe di ta bëj dallimin. Janë shumë të përqëndruar dhe të duartrokasin",  u shpreh Nikcevic.

jazz

Ditët në vazhdim ky festival do të jap koncerte edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Kështu, më 23 korrik në Elbasan do të vijë këngëtarja turke, Mircan Kaya bashkë me kuartetin e saj. Më 23 korrik në Tiranë, më 25 në Sarandë dhe më 26 korrik në Shkodër, nga Hungaria vjen një dyshe mjaft interesante: East 2 East.

jazz

Patagonia Express nga Enzo Favata, përfaqësuesi i Italisë në “Jazz Albania Festival”, do të performojnë live më 24 korrik në Tiranë.

Shqipëria përfaqësohet nga trioja Emiliano Dhimo, Ermal Rodi, Lakis Tzimkas. 


jazz

Intervistë për emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli"me kitaristët Srdjan Bulatovic dhe Darko Nikcevic nga Mali i zi:

Gazetarja: Kitarja dhe muzika në këtë festival ndërkombëtar të Jazz në Shqipëri. Cila është muzika juaj?

Srdjan Bulatovic:  Në mbrëmje ne dhamë një koncert me muzikën tonë. Luajtëm disa pjesë nga repertori jonë, nga të cilat ne kemi nxjerrë tre CD-të e fundit. Emrat e CD-ve tona të lançuara në treg janë "Touch of Montenegro", "Synergy" dhe "Ritmico". Regjistrimi jonë i fundit ishte para tre muajsh të cilin e nxorrëm në treg në Mal të zi.

Gazetarja: Darko, ju performoni rryma të çregullta, të ndryshme. Më flisni pak për këto rryma muzikore që ju i ndërthurrni?

Darko Nikcevic: Ne luajmë një muzikë të ndryshme, jo të rregullt nga Ballkani. Një muzikë e bukur mesdhetare e cila është shumë e ngjashme dhe me muzikën shqiptare. Vendi jonë është shumë i ngjashëm me Shqipërinë. Këto rryma ne i bashkojmë dhe me ato orientale si dhe me rrymën muzikore të kitares klasike. Në muzikën Jazz këto rryma i përshtasim dhe krijojmë nota shumë të veçanta.

Gazetarja: Mbrëmjen e djeshme ju performuat për publikun shqiptar, si u ndjetë?

Srdjan Bulatovic:  Shumë mirë, pasi ne performuam në këtë vend shumë të bukur mes gjelbërimit. Jam i lumtur sepse audienca ishte e madhe dhe ne u bashkuam me publikun në notat muzikore të cilat patën një feedback nga publiku shqiptar.

Gazetarja: Interesi i audiencës ishte i madh për muzikën Jazz?

Srdjan Bulatovic: Për këtë jam shumë i lumtur pasi ambienti i bukur i ndërthurrur me një publik të dashur ishin kryesoret në mbrëmjen e djeshme.
jazz

Gazetarja: Çfarë performuat mbrëmjen e djeshme?
 
Darko Nikcevic: Mbrëmjen e djeshme ne performuam muzikën tonë origjinale të kompozuar nga Srdjan dhe nga unë. Ne e kemi bërë këtë për 5 vite me rradhë duke luajtur vetëm muzikën tonë. Performuam Jazzin klasik, flamengo standard, pjesë të veçanta nga muzika tradicionale e Malit të Zi, disa pjesë rocku dhe disa rryma të ndryshme. 

Gazetarja: Në ditët e fundit të festivalit të Jazz këtu në Shqipëri ju do të udhëtoni dhe në qytete të tjera, si në Elbasan, Shkodër dhe Sarandë ku do të performoni dhe aty?

Srdjan Bulatovic: Ne do të bëjmë koncerte dhe në këto vende. Pas këtyre vendeve ne do të kthehemi në Mal të Zi pasi do të kemi dhe atje shumë koncerte për të dhënë. Më pas do të shkojmë në koncerte dhe në Maqedoni.

Gazetarja: Për herë të parë vini në Shqipëri. Si ju duket vendi ynë?

Darko Nikcevic: Ky është koncerti i katërt në Shqipëri. Kemi bërë dy koncerte në Fier. Kemi performuar në Berat. Berat?!!! E thashë mirë? Një qytet shumë i bukur. Jam shumë i lumtur gjithmonë që vijmë në Shqipëri pasi çdo vit që vijmë në qytete ku kemi performuar shohim që ndodhin ndryshime. Me ndërtesa të reja, rrugë të reja etj. Kjo është e habitshme pasi po ecni me hapa shumë të shpejt drejt progresit. Audienca është shumë e këndshme. Ndryshe nga vendet perëndimore publiku shqiptarë e dëgjon muzikën tonë dhe di ta bëj dallimin. Janë shumë të përqëdruar dhe të duartrokasin.

Gazetarja: Gjuha e vetme në botë është muzika për ju?

Darko Nikcevic: Po, po. Është gjuha ndërkombëtare. Ne thjesht luajmë muzikën tonë dhe të gjithë na kuptojnë.

Gazetarja: Do doja tju falenderoja për këtë intervistën pasi performuat për ne dhe diskutuam për muzikën?

Srdjan Bulatovic: Faleminderit ju! Keni një vend shumë të bukur dhe Shqipëria tashmë për ne është bërë një vend shumë i rëndësishëm. 

Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës