Festival i kinematografisë mbarëbotërore në Kanë do të fillojë më 15 deri në 26 maj.
Në këtë festival, siç u bë e ditur sot nga Drejtori i përgjithshëm i Festivalit, Thierre Fremaux, për 12 ditë me rradhë producentë, distributor, regjisorë, publicistë dhe yje kinemaje do mblidhen për të promovuar rreth 1850 filma.
Si një event i rëndësishëm i filmave premierë, festivali i Kanës do të ketë mijëra gazetarë nga e gjithë bota, në mënyrë që të vendosin në qendër të vëmendjes filmat në garë për të fituar çmimin prestigjoz ‘Palma e Artë’, akorduar nga juria dhe kryetari i saj për filmin më të mirë.
Festivali i parë i Kanës u organizua më 1 shtator 1939 si një kundëpërgjigje ndaj fashistit Musolini për Festivalin e filmit në Venecia, por iu desh të ndalohej papritur mbajtja e tij kur Gjermania naziste pushtoi Poloninë në të njëjtën ditë.
Kana ndodhet në Cote d’Azur, njohur si Riviera franceze, e cila është vija bregdetare e cepit juglindor të Francës, njohur për bukuritë natyrore, brigjet e kaltërta dhe atraksionet turistike.
Shfaqja zyrtare do të zhvillohet në” Palais des Festivals” ndërsa bulevardi
“La Croisete” është vendi i duhur për paparacët për të pikasur yjet e kinemasë.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com