Festivali i Mantovës përzgjedh Tiranën si protagoniste me 200 vepra shqiptare dhe botërore

Festivali i Mantovës përzgjedh Tiranën si protagoniste me 200 vepra shqiptare dhe botërore

Një vend kontrastesh të forta, mes Lindjes dhe Perëndimit, ku përplasen kultura të ndryshme, me një të histori për të treguar, Tirana, një qytet në libra, është e përzgjedhur si protagoniste në Festivaletteratura 2019, që do të zhvillohet në Mantova të Italisë nga data 4-8 shtator. 

E lumtur të ndaj me ju lajmin, se një bibliotekë e përkohshme me rreth 200 vepra të autorëve shqiptarë e të huaj, ku zbulohet kryeqyteti shqiptar, është ngritur në Piazza Sordello, nën kurimin e studiuesit, eseistit, përkthyesit e pedagogut, Luca Scarlini. Në këtë bibliotekë librash gjenden vepra artistike, eseistike, shënimi udhëtimi të autorëve Dritëro Agolli, Girolamo De Rada, Elvira Dones, Gëzim Hajdari, Ismail Kadare, Alexander Langer, Indro Montanelli, Besnik Mustafaj, Mario Rigoni Stern, etj. 

Gjatë ditëve të festivalit, do të jenë të pranishëm në stendën dedikuar Tiranës, shkrimtarët Fatos Kongoli e Virgjil Muçi. Nuk do të mungojë një rrëfim i arkitektes Elisabetta Terragni mbi Muzeun e Gjetheve dhe Shtëpinë-Muze “Kadare”. E ftuar është edhe këngëtarja Elina Duni

Ky aktivitet zhvillohet këtë vit edhe me mbështetjen e Ministrisë Shqiptare të Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës. 
Prej vitit 1997, Festivaletteratura  ëhstë një prej ngjarjeve kulturore, më të rëndësishme në Itali. Përgjatë 5 ditëve të festivalit zhvillohen takime me autorë nga e gjithë bota, lexime, koncerte etj. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)