Festivali i Posterit sjell në Tiranë 25 artistë nga 25 vende! Eksplorim mbi harmoninë në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë!

Festivali i Posterit sjell në Tiranë 25 artistë nga 25 vende! Eksplorim mbi harmoninë në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë!

Tirana, Prishtina dhe Shkupi janë qytetet, e eksploruara nga dizajnerë nga 25 shtete të botës në edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina 2024”. Punimet u ekspozuan mbrëmjen e së hënës në galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve në Tiranë. I kuruar nga nga Keith Kitz, Masachusetts të SHBA, festivali me temë harmoni ka në fokus jetën dhe ngjarjet e përditshme në këto 3 vende.

“Jemi të lumtur që po hapim Festivalin Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina 2024” në Tiranë. Kjo ekspozitë sjell shumë dizajnerë dhe artistë nga më shumë se 25 vende të botës, të cilët me punimet e tyre kanë sjellë mesazhin mbi temën ‘Harmonia’ dhe mbi temën e dytë: Eksploro Tiranën, Prishtinën dhe Shkupin.”, - thotë Rrezeart Galica, organizator i Festivalit.

“Janë 25 krijues nga 25 shtete dhe kjo është gjëja më e bukur që vjen sot në Tiranë pas Prishtinës dhe bën atë që jo çdokush mund ta bëjë, por arti i thyen dhe bën një gjendje dhe performancë, që gjithkush nga pjesa e politikës do ta kishte zili.”, - vlerëson Erald Bakalli, Rektor i UART në Tiranë.

Gjatë prezantimit të veprave u ndanë edhe tre çmimet kryesore të festivalit, si dhe 2 çmime speciale. Halil Xhafa ishte fituesi i çmimit të parë.

“Jam nga Mitrovica. Marr pjesë për herë të dytë në festivalin e posterit. Unë kam marrë pjesë me punën time ‘Diversitet’. Është një portret ku prej krejt pjesëve është krijuar një portret që është harmoni, sepse harmonia më së shumti vërehet kur është diversiteti në pyetje.”, - thotë Xhafa.

Ndërsa Ivan Kashlakov është fitues i çmimit të tretë. 

“Jam një artist vizual nga Bullgaria. Është një ekspozitë e rëndësishme rreth temës së harmonisë, që është parë nga këndvështrime të ndryshme nga shumë kolegë nga e gjithë bota.”, - shprehet ai për "Report TV".

Ky festival ku u prezantuan 100 postera është i vetmi në rajon që organizohet në Kosovë. Fituesit ndër dizajnerët nga e gjithë bota zgjidhen nga një juri ndërkombëtare.

Ekspozita në galerinë FAB do të qëndrojë e çelur deri më 12 janar.

 

B.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë elektrike për familjarët/ 8.5 lekë për kilovat deri në 31 dhjetor 2025

Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë elektrike për familjarët/ 8.5 lekë për kilovat deri në 31 dhjetor 2025