Zgjedhjet në Universitete, emrat e rektorëve të rinj! Në 90% mungoi gara, kandidatë pa rivalë! Në Vlorë votohet me kutitë e PS

Tirane- Universitetet publike të vendit këtë të premte (22 qershor 2024)  iu nënshtruan zgjedhjeve akademike për rektor, dekanë dhe për senatin akademik. Në rreth 90% të universiteteve për rektor kemi vetëm nga një kandidat, ndërsa procesi zgjedhor në disa universitete u zhvillua pa praninë e mediave

Studentët ata që kanë peshën më të madhe në këtë votë, ishin të painformuar për kandidaturat që do të votonin ndërsa trheq vëmendjen pjesëmarrja e ulët e studentëve në votime për drejtuesit që do t’i udhëheqin në 4 vitet e ardhshme.

‘Votova, por numrin 2 as se pashë kush ishte emri!’- tha një student.

Universtieti i Tiranës më i madhi në vend me 6 fakultete kishte vetëm kandidaturën e rektorit aktual Artan Hoxhës për një mandat të dytë. Report Tv ishte në këtë universitet për të ndjekur procesin e votimit, por ndryshe nga sa predikohet në leksione, mediat nuk u lejuan brenda qendrave të votimit për transparencën e procesit. 

Në 6 universitet publike në kryeqytet, vetëm në atë të Arteve kishte garë mes Artan Peqinit dhe Erald Bakalli, ndërsa në 5 universitete e tjera kishte vetëm një kandidat, duke vendosur kështu de fakto edhe drejtuesin e radhës. Të artet në përfundim të votimit Erald Bakalli u zgjodh rektori i ri. 

Në Universitetin e Mjekësisë për rektor kandidoi dekani aktual i mjekësisë Xheladin Draçini që u zgjodh me shumicë absolute, ndërsa tek Politekniku kandidoi i vetëm zv.rektori aktual Akil Fundo, i cili pa ndonjë surprizë mori detyrën e rektorit

Në Universitetin Bujqësor do të shërbejë edhe 4 vite të tjera rektori aktual Fatbardh Sallaku, sepse nuk kishte kandidat tjetër, e njëjta situatë edhe tek Universiteti i Sporteve do jetë sërish rektor edhe për 4 vite të tjera Agron Kasa.

Zgjedhjet me një kandidaturë, si dhe kandidimi për një mandat të dytë të rektorit Artan Hoxha apo te dekanes së Fakultetit të Drejtësisë Dorina Hoxha kanë sjellë polemika në publik duke I akzuar për plagjiaturë të doktoraturës në titullin Doktor Shkencash.

Zgjedhjet janë mbajtur edhe në rrethe, ndryshe nga çfarë është parë në Tiranë, në rrethe ka pasur interes për 2 deri në 3 kandidatë për rektor në një universitet.

Në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër ka pasur pakënaqësi që në shpalljen e kandidaturave, e më pas edhe për procesin zgjedhor. Në këtë universitet garuan për këtë pozicion Tonin Gjuraj, Rajmonda Këçira dhe Nertila Ljarja. Në fund të votimit Tonin Gjuraj mori 93 vota duke u zgjedhor rektor, ndërsa Rajmonda Kërcirja 90, dhe kandidatja e tretë mori vetëm 1 votë.

Edhe në Korçë pati garë ku kandiduan për rektorë Irena Nikaj, Lorenc Ekonomi dhe Robert Damo. Ndërsa në mbyllje të procesit  Lorenc Ekonomi rezultoi fitues pas mori  75 vota nga stafi akademik dhe 166 nga studentët.

Ndryshe nga çfarë është parë në qendrat e tjera të votimit, në Vlorë kutitë mbanin logon e PS-së, duke shkaktuar pakënaqësi tek votuesit, ndërkohë që në garë për rektorë ishin 3 kandidatë, Evelina Bazini, Kreshnik Bello, Aurela Saliaj. Nga numërimi i votave u zgjid rektore Aurela Saliaj.

1719002378_Screenshot2.jpg

Foto: Këndi i votimit me logon e PS, në Universitetin e Vlorës

Ndërsa në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, në garë ishin 4 kandidatë Shkëlqim Fortuzi, Osman Metalla, Lindita Mukli dhe Andon Kume. Shkëlqim Fortuzi është zgjedhur rektor i ri duke marrë 121 vota, kundrejt 101 që mori Osman Metalla.  

Në universitetin e Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’ kandidonte vetën Elvira Fetahu për rektore, duke e pasur një proces të thjeshtë e pa garë. Edhe në Gjirokastër ishte e njëjta situatë, pasi rektor u zgjodh me 96 vota pro dhe 3 kundër, Jaho Canaj, i cili ishte kandidat i vetëm.

Rektorët e rinj nga zgjedhjet në Universitete, 21 qershor 2021
Universiteti i Tiranës - Artan Hoxha
Universiteti Politeknik në Tiranë - Akil Fundo
 Universiteti i Mjekësisë në Tiranë - Xheladin Draçini
Universiteti i Arteve në Tiranë - Erald Bakalli
Universiteti Bujqësor në Tiranë - Fatbardh Sallaku
Universiteti i Sporteve në Tiranë - Agron Kasa
Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu” - Shkelqim Fortuzi
Universiteti i Shkodrës, 'Luigj Gurakuqi' - Tonin Gjuraj
Universiteti i Korçës, 'Fan Noli' - Loren Ekonomi
Universiteti i Vlorës 'Ismail Qemali' -  Aurela Saliaj
Universiteti i Elbasanit, Aleksandër Xhuvani’ - Elvira Fetahu
Universiteti i Gjirokastrës 'Eqerem Çabej' - Jaho Canaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:21
Zgjedhjet në Universitete/ Tonin Gjuraj fiton me diferencë të ngushtë në Shkodër

1718994270_benetbeci.jpg

Rezultat i ngushtë votash ishte dhe në Shkodër ku u zgjodh Tonin Gjuraj, duke i hequr mundësinë e një mandati të dytë rektores aktuale Rajmonda Kcirës dhe kandidates tjetër Nertila Ljarja. 

Tonin Gjuraj ka fituar me 3 vota diferencë, mbështetjen e pedagogëve, ndërsa sipas fakulteteve, rezultati i votmit, pas numërimit të votave, është si më poshtë:

Zgjedhjet në Universitetin e Shkodrës
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
-Rajmonda Këçira 31 vota
-Tonin Gjuraj 16 vota
-Të pavlefshme 1 votë
Fakulteti Ekonomik
-Rajmonda Këçira 7 vota
-Tonin Gjuraj 23 vota
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
-Rajmonda Këçira 12 vota
-Tonin Gjuraj 9 vota
-Nertila Ljarja 1 votë
Fakulteti i Shkencave te Edukimit
-Rajmonda Këçira 13 vota
-Tonin Gjuraj 25 vota
Fakulteti i Drejtësisë
-Rajmonda Këçira 19 vota
-Tonin Gjuraj 2 vota
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
-Rajmonda Këçira 8 vota
-Tonin Gjuraj 18 vota
TOTALI
-Tonin Gjuraj 93 vota
-Rajmonda Këçira 90
-Nertila Ljarja 1 votë
-Pavlefshme 1 votë
Ora 20:18
E vetme në garë, Elvira Fetahu zgjidhet rektorja e re e Universitetit 'Aleksandër Xhuvani' në Elbasan

Me rreth 90% të votave Prof.dr. Elvira Fetahu zgjidhet rektorja e re e Universitetit Aleksandër Xhuvani ne Elbasan. Fetahu deri tani mbante postin e zv rektores ndërsa për dy mandate postin e Rektorit e mbajti Prof. Dr Skender Topi.

Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Dekan i Fakultetit Ekonomik, Shpëtim Çerri me 71.19 % të votave.

Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës ", Bederiana Shyti me 70 % të votave.

Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Dekan i Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Elisabeta Osmanaj me 80.1 % të votave.

Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike ", Brunilda Elezi me 95.94 % të votave.

Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, Ardian Lami me 52.93 % të votave.

Ora 20:17
Shkëlqim Fortuzi zgjidhet rektori i Universitetit të Durrësit

1718993871_shkelqimfortuzi.jpg

Ka përfunduar numërimi i votave të stafit akademik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, për zgjedhjet për rektor, ku mandatin 4-vjeçar për rektor të këtij universiteti e ka fituar pedagogu dhe ish-dekani Shkëlqim Fortuzi.

Shkëlqim Fortuzi 121 vota(fituesi)

Osman Metalla , 101

Lindita Mukli 53 vota 

Andon Kume 51 vota

Ora 20:17
Zgjedhjet/ Aurela Saliaj zgjidhet rektore e Universitetit 'Ismail Qemali' në Vlorë

1718994374_4487970099771281944202822167166697720556161n.jpg

Aurela Saliaj është zgjedhur rektore e universitetit “ Ismail Qemali” në Vlorë. Saliaj ishte në garë me Evelina Bazini pedagoge në fakultetin e Ekonomisë dhe Kreshnik Bellon.

Aurela Saliaj ka mbajtur postin si dekane e fakultetit të Shëndetit ndërsa ka fituar me rezultat të ngushtë përballë dy kamditatëve të tjerë.

 

1719002378_Screenshot2.jpg

 

Dhoma e votimit me logon e PS
Ora 18:08
Zgjedhjet në universitete, reagon Qëndresa Qytetare: U evidentuan raste të fotografimt të votës, votim pa karta identiteti

 

1718986453_studente.JPG

Qëndresa Qytetare ka reaguar lidhur zgjedhjet në 12 universitete publike në të gjithë vendin të cilat u zhvilluan për të zgjedhur drejtuesit e rinj.

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, Qëndresa rendit shkeljet e procesit zgjedhor nga logot e partive në kutitë e votimit, fotografimi i votës dhe deri tek votimi pa karta identiteti i pedagogëve dhe studentëve.

Shkeljet e konstatura në këtë proces:

-Prani e studentëve të pautorizuar të cilët shoqëronin dhe drejtonin studentët në qëndrat e votimit duke orentuar për votimin e kandidatëve të caktuar kryesisht kandidatët për senatin për studentet dukuri kjo e shtrirë gjërë në UT dhe më problematike në Fakultetin e Ekonomisë

-Gazetarët dhe përfaqësues të mediave u penguan të hynin në këto unibersitete për të pasqyruar prpcesin zgjedhor. Komisioni Institucional Zgjedhor i UPT vendosi të lejoje prezencën e medias pas gjysmës së dytë të ditës

-Printimi i fletëve të votimit me ngjyra vetëm në njërën anë të fletës pamundësonte që votuesi të identifikonte ngjyrën e 5 fletëve të votimit  se cilës kuti i përkiste, duke detyrua në shumë raste hapjen e tyre për verifikim pranë kutisë duke cënuar privatësinë e votës

 -Në pjesën dërmues të qëndrave të votimit procesi i votimit nisi me vonesë

 -Postera zgjedhore të kandidatëve studente për senatin akademik ishin prezent në pjesën dërmuese të qëndrave të votimit

- Janë identifikuar raste të fotografimt të votës në dhe përdorim të aparateve celulare në QV-të

 -Votime pa karta identiteti te pedagogeve dhe studenteve

- Dhoma votimi me simbole te partive politike

Ora 17:30
Korçë/ Votimi në universitetin Fan Noli, shpallet fitues Lorenc Konomi

 

Me 48% të votave të studentëve dhe pedagogëve zgjidhet rektor i Universitetit të Korçës Lorenc Ekonomi. Ekonomi ka marrë 75 vota nga stafi akademik dhe 166 nga studentët dhe garoi përballë Robert Damos dhe Irena Nikajt.

Ndërsa në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë fituese u shpall për një mandat të dytë Jonela Spaho, përballë Anyla Saraçit.

Në fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane, fitues rezultoi Rafail Prodani, përballë dekanes në detyrë Sonela Stillo.

Të vetëm në garë u konfirmuan, Besnik Skënderasi si dekan i Fakultetit Bujqësor dhe për një mandat të dytë Ledina Alolli si dekane e fakultetit të Ekonomisë.

Në universitetin e Korçës Fan Noli, u zhvillua sot votimi për zgjedhjen e drejtuesve të rinj, ku 144 pedagogë dhe 2398 studentë kishin të drejtë vote, ndërsa u votua në 4 qendra votimi të 4 fakulteteve të ‘Universitetit Fan Noli’.

Procesi i votimit filloi në orën 8:00 dhe përfundojë në orën 15:00.

 

Ora 12:58
Zgjidhet rektori i ri i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj fiton garën përballë dy kandidateve të tjera

Është mbyllur procesi i numërimi të votave për të zgjedhur drejtuesin e ri në universitetin Luigj Gurakuqi, në Shkodër, ku Tonin Gjuraj është zgjedhur rektori i ri.

Ai ishte në garë me 2 kandidate femra: Rajmonda Këçira dhe Nertila Ljarja.

Ndërkohë, më herët në një prononcim për media, kandidati Tonin Gjuraj hodhi akuza se procesi ka parregullsi, ndërsa theksoi se është cenuar integriteti i garës në këto zgjedhje.

“Ajo që konstatoj është që procesi në pamje  të parë duket normal, por unë jam i disavantazhuar në këtë garë, sepse është cenuar integriteti i kësaj gare. Jam në një situatë të pabarabartë, ligji pranon kandidatin për rektor nga jashtë institucionit dhe mua s’ më lejohet që të kem vëzhgues që vijnë nga jashtë institucionit dhe kanë refuzuar çdo kërkesë timen. Unë jam detyruar që të gjej vëzhgues student, por  edhe këta nuk janë miratuar të gjithë”, tha ai.  

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia