Festivali i 'RESË' në lulishten e Galerisë Kombëtare, Pulaj: Për 10 ditë larmi aktivitetesh

Pavioni Reja në lulishten e Galerisë Kombëtare feston 2 vjetorin. Në kuadër të saj, për 10 ditë hapet Festivali Reja me larmi aktivitetesh nga 120 artistë të ardhur nga 15 vende të botës. 

Pavioni Reja projektuar nga arkitekti japonez SOU FUJIMOTO në lulishten e Galerisë Kombëtare në Tiranë feston këtë fundmaji 2 vjetorin me një larmi aktivitetesh kulturore. Pasditja e të dielës u kalua në tingujt e grupit folklorik slloven etnoploc.

Më pas, programi muzikor vijoi për 10 minuta me një performancë të kërcimit bashëkohor nga artistja Veronika Chatzopoulou e quajtur “Puthja e vdekjes”. Mbrëmja u mbyll me  pjesën muzikore “Addios Addios Amore” një homazh dedikuar Pina Bausch nga artistët grekë Daphinis Kokkinos dhe Maria Adamopoulou. 

Për 10 ditë "REJA" dhe lulishtja e saj, do të jenë hapësirat për teatër fizik, instalacione audio-vizuale, bashkëbisedime me artistë të huaj dhe shqiptarë, lojëra urbane, etj.  Si drejtuese e festivalit, EDIT Pulaj tregon për Report Tv detajet.

Ky është edicioni i dytë i festivalit të RESË , i cili përqëndrohet kryesisht në artin performues dhe sjell një larmi ndërdimensionale me mbi 10 ditë program, 120 artistë nga 15 shtete duke përfshirë 4 ansamble shtetërore me pjesëmarrje nga Egjipti, Franca, Greqia.

Edit Pulaj, Drejtore e Festivalit REJA 

Përgjatë gjithë ditëve dhe netëve të festivalit deri më 27 maj bardhësia e Resë nuk do jetë shumë e dukshme, pasi artistë dhe artdashës do të mbushin hapësirën kulturore, të krijuar prej dy vitesh në kryeqytet. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen