Festivali i ’67 i Filmit në Kanë,
rrëmben “Palmën e Artë”, filmi “Winter Sleep”

Festivali i ’67 i Filmit në Kanë,<br />rrëmben “Palmën e Artë”, filmi “Winter Sleep”
Gjatë edicionit të 67 të Kanës ka fituar “Palmën e Artë”, prodhimi kinematografik “Winter Sleep” me regji të Nuri Bilge Ceylan, çmim i cili u dorëzua nga regjisori Quentin Tarantino. Ndërkohë “Çmimi i madh I Jurisë” është fituar nga filmi “Le Meraviglie” në regjinë e Alice Rohrëacher. 



Çmimi i Madh i jurisë është prezantuar nga e magjishmja e kinemasë italiane, Sophia Loren, e cila i ka sjellë fat Italisë edhe në Kanë, Më pas çmimi i jurisë është ndarë më dysh mes “Mommy”, nga Tommy Dolan, dhe “Adieu au langage” të Jiean-Luc Godard.

Gjithashtu gjatë mbrëmjes gala është dhënë edhe trofeu për aktorin më të mirë të rrëmbyer nga aktori Timothy Spall, ndërsa aktorja më e mirë Julianne Moore.

Skenari më i mirë ka shkuar për Andrei Zviaguintsev dhe Oleg Negin, autorë të filmit rus “Leviathan”.

Ceremonia nisi me një mirënjohje ndaj “Party Girl”, një film i 3 regjisorëve të rinj francezë, Marie Amachoukeli, Claire Burger dhe Samuel Theis, që ka hapur edhe seksionin “Un Certain Regard”, dhe më pas ka fituar “Kamerën e Artë”.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

12/2
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në