Festivali i RTSH/ 30 këngëtarët
pjesmarrës në edicionin e 54-tërt
Pas ftesës për konkurim për në Festivalin e Këngës në RTSH nga stafi dhe organizatorët, përgjatë dy ditëve, në datat 12 dhe 13 tetor në redaksinë e muzikës në Radio Tirana u paraqitën mbi 50 krijime për të konkuruar për edionin e 54-tërt të Festivalit të Këngës në RTSH, evenimentit më të madh të muzikës në vend organizuar nga Radio Televizioni Publik Shqiptar.
TIRANË –
Edicioni i 54-të i Festivalit të RTSH-së po bëhet gati për 30 krijimet e përzgjedhura për këtë fundviti. Trampolina për në Euro-Song, e vetmja ngjarje muzikore live në çdo komponent, këtë vit organizohet nën drejtimin artistik të kantautorit dhe muzikantit të njohur Elton Deda, i cili së bashku me stafin dhe organizatorët pasi kanë dëgjuar prurjet, kanë selektuar 30 krijimet e reja muzikore, dhe artistët të cilët do të jenë pjesë e 3 netëve të Festivalit, i cili sipas traditës do të mbahet gjatë muajit dhjetor.
Ajo që bie në sy këtë edicion është, rikthimi i emra të rinj e legjendarë, këngëtarë të zhanreve të ndryshëm që do të mbyllin karrierën apo dhe nga ata që rikthehen në skenë dhe në ekran janë përzgjedhur për të qënë pjesë e garës e cila fituesin e këtijj edicioni do ta çojë drejt Suedisë, ku në “Ericsson Globe” të Stokolmit do të zhvillohet edhe Edicioni i 61-të i Festivalit Europian të Këngës, njohur ndryshe dhe si “Eurovizioni” apo “Euro-Songu”.
Emrat ‘big’ të muzikës të cilët i rikthehen skenës së këtij festivali do të jenë këngëtarë si Eneda Tarifa, Kozma Dushi, Evans Rama, Luiz Ejlli, Voltan Prodani dhe Grupi Simbol. Por, nuk kanë munguar as grupi i “fanatikëve” të dekadës së fundit, atyre që nuk bëjnë shumë mungesa dhe i besojnë verbërisht këtij evenimenti, përbëhet nga emra si Kristi Popa, Entela Zhula dhe Niku, Erga Halilaj, Grupi Revolt Klan, Teuta Kurti, Flaka Krelani, Klajdi Musabelliu, Klodjan Kaçini dhe Rezarta Smaja, Florent Abrashi, Sigi Bastri, Lindi Islami, Jozefina Simoni, Renis Gjoka, dhe Adrian Lulgjuraj.
Ndërkohë që nuk do ti mungojnë festivalit edhe pionierët e muzikës, ekranit, dhe talent shoë-ve nga vendi, ku në këtë kategori vijnë si premierë në edicionin e 54-të të festivalit emra si Egert Pano, Enxhi Nasufi, Dilan Reka, Egzon Pireci, Besa Krasniqi, Edea Demaliaj, Andi Tanku, Nilsa Hysi, dhe Aslaidon.
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
36.8%
-
Opozitës
10.5%
-
Qytetarëve
52.7%
Vota total: 5822
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sherri me grushta, policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e Noizyt dhe Bahtjar Bajraktarit
5 Gusht, 19:38
-
Mero Baze: Përse nuk funksionoi aleanca opozitare në Himarë?
5 Gusht, 19:32
-
Ardit Bido në Report Tv: Në Himarë Tavo ka marrë zero vota nga grekët! Mesazhi i zgjedhjeve ishte votë proteste kundër Vorio- Epirit
5 Gusht, 19:27
-
Biden mban bisedime sigurie, mes rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme
5 Gusht, 19:20
-
‘Rikthimi i dallëndyshes’, koncert i Ermonala Jahos në Opera! Sopranoja ngre peshë zemrat e publikut
5 Gusht, 19:06
-
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!
5 Gusht, 18:55
-
Edison Ypi: Në Darsi, për qef
5 Gusht, 18:48
-
Fluksi i turistëve, Ministria Koçiu në Spitalin e Vlorës: 12 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë te 127! Në gadishmëri për shërbim cilësor
5 Gusht, 18:45
-
Gjikuria uroi Tavon në telefon, por në Facebook hedh akuza: Mijëra qytetarë iu mohua e drejta e votës! Kandidati socialist: Ata ishin votues të mitë e të tutë
5 Gusht, 18:42
-
Ilir Yzeiri: Himara, Shqipëria moderne, vjetërsirat e Greqisë dhe kalbësirat e Albanisë
5 Gusht, 18:28
-
SHBA/ Kërcënoi me jetë Kamala Harrisin sapo u shpall kandidate për presidente, nis hetimi penal për qytetarin amerikan
5 Gusht, 18:22
-
Sezoni turistik/ Fluks i lartë qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës
5 Gusht, 18:22