Si çdo vit në Key West, në Florida, zhvillohet Gara e Njerëzve të Ngjashëm me Ernest Heminguej, autorin e famshëm amerikan i cili është nderuar dhe me çmimin Nobel për Letërsinë. Aktiviteti quhet ndryshe dhe “Ditët e Heminguej-t” dhe bëhen në nderim të shkrimtarit, i cili ka realizuar shumicën e veprave të tij më të rëndësishme kur ndodhej në këtë vend gjatë viteve 1930.
Më shumë se 130 burra mjekërbardhë e me kapele të kuqe marshojnë me dema prej druri, në një paradë që nis pranë Sloppy Joe’s Bar ku ka qëndruar më parë Heminguej. Tema e këtij marshimi është bazuar nga një prej librave të tij më të famshëm “Dhe dielli lind përsëri”, frymëzuar nga tradita e veçantë spanjolle e garave me dema.
Fituesi për këtë vit është Wally Collins i cili arriti të triumfonte si “Baba Heminguej” pas 5 tentativave të njëpasnjëshme me imazhin e tij të ngjashëm të plakut fisnik. 68 vjeçari zotërues i restorantit Fenix në Arizona, në fjalimin e tij përshëndetës para pjesmarrësve të tjerë në këtë garë thotë se nuk ka patur aq gra sa Heminguej, dhe ka shumë më tepër nipër dhe mbesa se ai, por megjithatë e vlerëson atë për shumë nga gjerët për të cilat ai ka luftuar, dhe ky çmim është një nderim dhe vlerësim i shumë i rëndësishëm për të.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com