Festivali “Different Trains” Klajdi
Sahatçiu e Xhafaj rrëfejnë surprizat

Festivali “Different Trains” Klajdi<br />Sahatçiu e Xhafaj rrëfejnë surprizat
Klajdi Sahatçiu e Vlorent Xhafaj dy instrumentistët shqiptarë të njohur në skenat botërore i kanë dedikuar vendit të tyre Festivalin  Ndërkombëtar të Muzikës Different Trains, që ka çelur siparin më 29 prill. Tradita e nisur një vit më parë po merr jetë në Shqipëri me një ekip artistësh të jashtëzakonshëm ndërkombëtarë. Klajdi Sahatçiun e Vlorent Xhafaj i gjejmë për t’i intervistuar në një det tingujsh gjatë provave së bashku me pianistin Davide Cabassi.
 
Vlorent Xhafaj shprehet se ky edicion vjen me temën Beethoven-it që i dedikohet periudhës së parë te simbolit të muzikës botërore.
 
Koncerti i radhës është me 3 maj në orën 19:00 në Katedralen Ortodokse. Kam kënaqësinë të luaj në këtë koncert dhe të ndaj skenën me dy miq dhe artistë të mrekullueshëm siç janë pianisti Davide Cabassi dhe violinisti Klajdi Sahatçi. Vepra muzikore sado kryevepër të jetë ekzistojnë vetëm në libër dhe sado rëndësia e tyre shumë e madhe, rëndësi të madhe ka edhe interpretuesi që është ai që e përcjell tek njerëzit. Ajo nuk është e gjallë nëse nuk i jep jetë dikush që e luan, kështuqë edhe përzgjedhja e artistëve është mjaft e përzgjedhur, mjaft e spikatur sipas meje”, tha Xhafaj.
 
Ndërsa Klajdi Sahatçiu shprehet se festivali nis me veprën e parë të këtij autori, Trio opus 1 numër 1, dhe do të vijojë me vepra që Beethoven i shkroi deri në fund të jetës.
 
Në fakt sa herë takohemi me muzikantë, kanë idera të ndryshme sepse neve jemi interpretues dhe kështu që kemi një partiturë që mundohemi ta respektojmë që të japim kontributin tonë dhe interpretimin tonë  dhe është e rëndësishme që neve dhe midis nesh të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe prandaj quhet muzikë dhome dhe ka këtë karakteristikën, njësoj si të jenë 3 persona dhe bëjnë një bisedim të përbashkët dhe gjejnë pika të përbashkëta dhe vetëm në këtë mënyrë harmonioze mund të themi që pjesa mund të jetë e respektuar dhe të dali maksimumi i saj në shprehjen e saj të plotë”, tha Sahatçiu.
 
Në program janë ndërthurur autorë të shquar që kanë qenë te influencuar nga Bethoven si  Shostakovich, Mendelssohn, Berg, Debussy, e të tjerë.
Për të sintonizuar me dy instrumentistët mendon e punon italiani Davide Cabassi. Pianisti i vlerëson kolegët e tij shqiptarë dhe ndihet mirë që sëbashku do të bëjnë disa interpretime tërësisht origjinale.
 
Festivali do të vijojë me një tjetër mbrëmje të rëndësishme pas koncerteve në Vlorë e në Universitetin e Arteve. Xhafaj, Sahatçiu dhe Cabassi më 3   maj do të japin koncert në Katedralen Ortodokse.
 
Të tjera koncerte në kuadër të festivalit do të vijojnë në 7 maj në Universitetin e Arteve dhe më  9 maj në Katedralen Ortodokse në Tiranë, ku do të performojnë instrumentistët Erik Schumann, Maja  Bogdanovic, Chen Halevi, Peter Laul e Antoine de Grolee. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar