Festivali “Takimi mes dy botëve”
mbledh 4 komunitete fetare

Festivali “Takimi mes dy botëve”<br />mbledh 4 komunitete fetare
Festivali “Takimi mes dy botëve”  në edicionin e tij të dhjetë mbledh për herë të parë 4 komunitete te ndryshme fetare dhe do të mbahet më 5 tetor në sallën e koncerteve te Katedralja Ortodokse, Tiranë.
 
Festivali do të vijojë deri me datë 1 nëntor ku nuk do të mungojnë shfaqjet edhe ne Shkodër e Gjirokastër nën organizimin e  Argjiro dhe mbështetjen e Ambasadës Austriake në Tiranë.
 
Ky festival synon të sjellë një takim të veçantë muzikor ku elemente artistike të traditave të komuniteteve ortodokse, myslymane, katolike dhe bektashiane do te interpretojnë sëbashku në koncert.
 
Një program ku ndërthuret lindja dhe perëndimi, aty ku himnet e shenjta takohen me muzikën klasike botërore, aty ku salavatet myslimane takohen me muzikën mistike. Aty ku himnet byzantine takohen me Ave Marian e Shubertit, apo ku vargjet e Naim Frashërit vijnë nën tingujt mistikë të muzikës bektashiane. Një buqetë zhanresh muzikore nga botë të ndryshme me lajtmotiv paqen dhe dashurinë.
 
Disa nga artistët dhe grupet që marrin pjesë janë:
Enris Qinami – Artist sufi  (Francë) – Muzike Mistike, bektashiane, nefes, i shoqëruar me luth saze 
Kori Bizantin Shen Joan Kukuzeli nën drejtimin e Theodhor  Pecit 
Kori i Katedrales Shkodër nën drejtimin e Luke Mllugjia 
Kori i Katedrales orthodokse Tiranë nën drejtimin e Milto Vakos
Muezinë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
Me pjesëmarrjen e veçante te sopranos Mirjam Tola – (Austri)

Festivali i parë nga 4 komunitete fetare në Shqipëri
  Enris Qinami

Festivali i parë nga 4 komunitete fetare në Shqipëri
  Kori bizantin i psaltëve  “Shën Joan Kukuzeli”

Festivali i parë nga 4 komunitete fetare në Shqipëri
  Kori i Katedrales Ortodokse nën drejtimin e Milto Vakos

Festivali i parë nga 4 komunitete fetare në Shqipëri
 Mirjam Tola – soprano ( Austri)


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët