Teatri Kombëtar i drejtuar nga Hervin Çuli prej një viti qëndron kyçur. Pavarësisht kërkesës publike të Sindikatës së Artistëve të këtij institucioni, drejtuar para disa muajsh Ministrisë së Kulturës, që t’i lejonin të zhvillonin shfaqje konform rregullave anticovid, asgjë nuk ka ndryshuar. Komiteti Teknik i Ekspertëve mbi situatën e COVID-19 vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim, duke mos lejuar që skenat teatrore të hapen.
Megjithatë, Teatri Kombëtar (TK) në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”(TKEKS), ky i fundit drejtuar nga Altin Basha, këto ditë ka nisur përpjekjet për realizimin të Festivalit të Teatrit Mbarëkombëtar Online.
Ftesa nën moton “Teatri vazhdon” është e hapur për të gjithë teatror shqipfolës, ndërsa shfaqjet do të transmetohen online gjatë muajit shkurt.
Deri më tani 16 trupa teatrore janë përgjigjur ftesës. Afati i fundit për t’u bërë pjesë e kësaj gare online është data 29 janar.
Gjatë 2018-s në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove morën pjesë 14 trupa teatrore nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi.
Ndërsa, “Vdekja” e Dantonit me regji të Dino Mustafiq, u vlerësua si “Shfaqja më e mirë”. “Gomari i babatasit” u vlerësua për “Regjinë më të mirë” nga Altin Basha dhe Aktori më i mirë u shpall Reshat Arbana për interpretimin e tij në shfaqjen “Babai” me regji të Spiro Dunit.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.7%
-
E gabuar
40.2%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2895
Lajme të tjera
-
Vasjan Lami me komedinë 'La Baby-Sitter’, kambanat bien për martesën në zgrip! Trio-ja Xhuvani, Fuga e Xhunga, përmes humorit, mesazhe për dashurinë!
4 Shkurt, 17:34
-
Intervista/ Arben Derhemi: Rolet e mia në Teatër! Rikthehet ‘Njerëz dhe fate’ me 80 për qind të kastës së vjetër! Artistët në Reality Show, aktori: S’u shkon për shtat!
29 Janar, 17:13
-
Prezantohen dy drejtorët e rinj të TK dhe TKEKS e pranishme edhe Margariti! Çelet edhe për këtë vit thirrja për Fondin e Teatrit për të rinjtë
23 Janar, 12:16
-
Legjenda e Teatrit
19 Janar, 20:02
-
Sprova e re për Altin Bashën: Ja si do ta bëj Teatrin Kombëtar! Trupa, duhet të provojnë aftësinë! Teatri i ri nisi, boll u vonuam
19 Janar, 17:18
-
Gjergj Prevazi emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental 'Kujtim Spahivogli'
18 Janar, 19:06
-
Çuli kundër 'Big Brother': Tmerr! Rrugaçëria dhe alabakëria kanë pushtuar televizionet! Po përdhunohet barbarisht çdo vlerë qytetare
15 Janar, 11:43
-
Kush janë kandidatët për Teatrin Eksperimental, prezantojnë sot platformën
13 Janar, 11:26
-
Hervin Çuli: Tmerr! Përsëri po shoh sërish Big Brother! Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë! Femra të zhveshura me kostume me tendencën e Kabaretit
7 Janar, 10:20
-
Altin Basha sjell në teatër muzikalin e njohur ‘Jesus Christ Superstar’! Mes publikut edhe Yuri Kim, 'Krishti i kryqëzuar' flet shqip
6 Janar, 16:07
-
4 aktorë dhe 1 tenor në Big Brother, një 'tmerr' me të cilin do të na duhet vetëm të përshtatemi
27 Dhjetor 2022, 10:19
-
Veliaj: I vendosur të vazhdojmë me projektin e Teatrit Kombëtar! Transformimin e Piramidës e mbyllim pranverën tjetër! Berisha dhe Meta hiena që dinë vetëm të bllokojnë punët
23 Dhjetor 2022, 18:39