Më 10, 11 dhe 12 shtator në Pazarin e Korçës një takim i paharrueshëm i kulturës dhe trashëgimisë sonë jomateriale me më të mirën e muzikës globale. Kaba, Polifoni, Jazz, Rock, Muzikë Elektronike, Bashkëkohore.

Në javën e parë të shtatorit nis festivali Kaba 2.0; një projekt i rëndësishëm nga REK – Remont Kapital – Culture Center, që mbështetet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë. Ky projekt që buron nga ideja për të bashkëvepruar dhe për të ndarë një folklor aq të pasur dhe kuptimplotë me muzikën globale.

Edicioni i parë i Festivalit Kaba 2.0 do të jetë një përvojë artistike për të mos u humbur.

Për herë të parë në Shqipëri i ftuar special, do të jetë edhe ylli i muzikës bashkëkohore, kantautori italian VINICIO CAPOSSELA & Band.

Në datat 10 dhe 11 shtator,eventi do të zhvillohet tek Pazari Korçë.


vinicio
 (Vinicio Capossela)


Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)