Festivali/ Minarolli e Ajazi garë
mes 156 filmave në “Giffoni” në Itali
Dy filma të rinj shqiptarë, të dy regjisorëve Artan Minarolli dhe Namik Ajazi janë pjesëmarrës në festivalin “Giffoni” që po mbahet këto ditë në Itali. Të dy filmat kanë ngjallur shumë kureshtje e diskutime përsa i takon mesazheve që përcillnin.
TIRANE- Dy filma të rinj shqiptarë, të dy regjisorëve Artan Minarolli dhe Namik Ajazi janë pjesëmarrës në festivalin “Giffoni” që po mbahet këto ditë në Itali. Të dy filmat kanë ngjallur shumë kureshtje e diskutime përsa i takon mesazheve që përcillnin. Filmi i Minarollit “Skuadra”, një film 18 minutësh, rrëfen përpjekjet e një grupi fëmijësh për të gjetur një vend për të luajtur në xhunglën e kryeqytetit, ku gjithkund ka makina të parkuara, dhe ndërtesat kanë mbirë kudo, duke pushtuar çdo hapësirë publike.
Ndërsa kërkojnë e kërkojnë pa fund një vend për të luajtur, më në fund gjejnë një parking të shkretë dhe vendosin të ndalojnë e të luajnë aty. Problemet nisin ku roja i parkingut i pavëmendshëm ndaj pranisë së fëmijëve aty, e mbyll parkingun dhe fëmijët detyrohen të kalojnë aty gjithë natën….
Ndërsa filmi tjetër “Amaneti”, i pari me metrazh të gjatë i regjisorit Namik Ajazi është prezantuar në Giffoni me titullin “The last wish” (Dëshira e fundit). Filmi rrëfen Shqipërinë e viteve ’80, ku në udhëheqjen e lartë komuniste kishte plasur bomba e tradhëtisë së Mehmet Shehut. Nisur nga kjo ngjarje, Rruzhdi Pulaha ka ndërtuar skenarin, ku intriga fshihet pas një inçizimi që ish-kryeministri ia kishte lënë në dorë djalit të tij dhe ky i fundit synon ta shfaqë në një televizion italian.
Një film që zbërthen përmes mjeteve artistike një copëz histori të veshur me mister edhe sot. “Amaneti” u shfaq shikuesve dimensionet e frikshme të ferrit komunist.
Dy filmat e regjisorëve Minarolli e Ajazi u shfaqën në “Teatrin Lumier” me 21 korrik, në kategorinë jashtë konkurrimit në hapësirën dedikuar kinemasë shqiptare me titullin “Focus Albania”.
Giffoni shënoi këtë vit edicionin e 45-të dhe shënon në programin e tij shfaqjen e 156 filmave nga të cilët 92 janë në konkurrim. Juria e këtij viti përbëhet nga 3600 të rinj të cilët vijnë nga 50 vende të ndryshme të botës. Mes filmave në konkurim dhe artisve në ethet e garës, programeve të pasura dhe aktiviteve të shumta, Gifolli 2015 I cili nisi me 17 korrik do të vijojë deri natën finale me 26 korrik 2015.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Korrik 2015Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4320
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22