Festivali ndërkombëtar i balonave
në Angli, mijëra fluturojnë në qiell

Festivali ndërkombëtar i balonave<br />në Angli, mijëra fluturojnë në qiell
Mijëra balona shumëngjyrëshe të të gjitha formave dhe madhësive janë shpërndarë gjatë fundjavës në jug-perëndim të Anglisë. Qyteti i Bristolit ka pritur edicionin e 38-të të eventit më të madh të balonave në Europë, duke pritur kështu mijëra vizitorë.

Festa ndërkombëtare e balonave ka zgjatur katër ditë, ndërkohë që mijëra vizitorë nga e gjithë bota kanë mbërritur në Bristol.

Organizatorët kishin menduar që balonat të ngriheshin në fluturim në agim dhe në muzg, duke i dhënë kështu qytetit një pamje krejtësisht tjetër.

Vizitorët kishin mundësinë që të shikonin 30 ekipet që ngrinin balonat shumëngjyrëshe në qiell, duke u shoqëruar nga tingujt e muzikës.

Madje në këtë edicion, një çift ka Kina ka udhëtuar më shumë se 300 milje, në mënyrë të tillë që të realizonin setin e tyre fotografik të dasmës, teksa balonat fluturonin në qiell.

1

2

3


4

5
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal