Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove, aktori i mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashi do të ngjitet në skenën e Butrintit me shfaqjen "Apollogjia e Sokratit".
Në edicionin e 13-të këtij festivali ku janë kryesisht shfaqje ndërkombëtare, Artistit të merituar, Mirush Kabashit i është rezervuar mbrëmja e 22 korrikut.
Në këtë event artistik, që nis sonte dhe do të mbyllet më 22 korrik, janë pjesëmarrëse tri kompani teatrore të huaja, nga vendet fqinje dhe dy të tjerat janë shqiptare. Dita e parë e festivalit do të hapet me teatrin bullgar, i cili do të ngjitë në skenë shfaqjen "Dekameroni" nën regjinë e Diana Dobrevës.
Në ditën e dytë do të jetë teatri "Silence" i Bergamos, në Itali që do të ngjitë në skenë veprën "Zëra të huaj" nën regjinë e Luigi Pezzoti-t.
"Elektra" një nga shfaqet e suksesshme realizuar nga trupa e teatrit Aleksandër Moisiut, po ashtu do jetë pjesë e këtij festivali.
Shfaqja " Elektra" ka një kastë të talentuar aktorësh që janë pjesë e trupës së Teatrit Aleksandër Moisiut si Eralda Çaushi në rolin e ELEKTRËS , Amos Muji Zaharia në rolin e ORESTIT , Mimoza Marjanaku në rolin e KLITEMNESTRËS, Vilma Hodo në rolin e KRISOTEMËS,Suela Bako në rolin e KORIFESË, Gjergj Doçi në rolin e KUJDESTARIT, Besmir Bitraku në rolin e EGISTIT dhe Xhejn Fama në rolin e PILADIT.
Në daten 21 korrik shfaqja maqedonase "Lisistrata" e Teatrit të Shkupit, me regji nga Natasha Poplavska.
Ky festival realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Institutit Italian të Kulturës, Postës Shqiptare.
Mos e humbni Festivalin e teatrit "Butrint 2000?










