Festivali në Pazarin e Korçës
Kumbaro:Të gjallërojmë trashëgiminë

Festivali në Pazarin e Korçës<br />Kumbaro:Të gjallërojmë trashëgiminë
Performancat në Kaba, Polifoni, Jazz, Rock, Muzikë Elektronike e Bashkëkohore mendohet të krijojnë një atmosferë të paharrueshme për publikun në festivalin Kaba 2 që do të mbahet nga 10 deri më 12 shtatori në Pazarin e Korçës.

Pianisti Robert Bisha do të prezantohet me një premierë unike me përmbajtje folklorike, ku ndërthuret polifonia në Manastirin e Voskopojës me notat muzikore të kompozuara prej tij. Nuk do të mungojnë edhe dixhejtë nga Anglia, grupi Jehonë nga Kosova e më gjerë.

Në një konferencë për mediat në Ministrinë e Kulturës, e cila ka mbështetur festivalin, ministrja Mirela Kumbaro e cilësoi aktivitetin si një takim të rëndësishëm të kulturës dhe trashëgimisë jomateriale

Festivali që mban emrin Kaba 2.0 organizohet nga ReK - Remont Kapital - Culture Center.   

Ndërkohë organizatorët kanë ftuar yllin e muzikës bashkëkohore, kantautorin italian VINICIO CAPOSSELA & Band, që vjen për herë të parë në Shqipëri.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë