KOLUMBI: Qyteti Kolumbian, Medellin u kthye në një kopësht të vërtetë lulesh ndërsa shumë luleshitës zbritën në metropol për festivalin tradicional të luleve shumëngjyrëshe. Ceremonia e festimeve për artin e luleve kërkon që të apasionuarit pas luleve, apo të quajtur sipas gjuhës lokale “silleteros”, të mbajnë në kurrizet e tyre buqeta lulesh të kombinuara në forma dhe ngjyra të ndryshme.

Parada e përvitshme e luleve pretendohet se ka nisur që në vitin 1957 kur një zyrtar i qytetit ftoi të gjithë lulerritësit e fshatrave përreth të merrnin pjesë në një marshim në qytet për të ekspozuar punën e tyre. Pas më shumë se 50 viteve parada është kthyer në një konkurs që vlerësohet me çmim dhe prestigj për lulërritësin më të mirë që zgjidhet nga publiku.

Një nga pjesmarrëset, Alba Gladis shprehet se të marësh çmimin e këtij festivali është një nder dhe privilegj për lulerritësit pasi ky është një festival tradicional i njohur në të gjithë vendin. Pjesmarrja në masë e banorëve ka ndihmuar në rritjen e rëndësisë së festivalit dhe sidomos në përmisimin e imazhit të qytetit, dikur të shkatërruar nga droga, që tani konsiderohet si “qyteti i pranverës së përjetshme”.

Parada paraprin zhvillimin e panairit për lulet që mbush parqet dhe rrugët e qytetit me lule shumëngjyrëshe.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)