Festivali ‘Unum’ në Shëngjin, policia plan masash, nuk lejohet lëvizja me mjete private! Monitorime me dronë e makina inteligjente

Festivali ‘Unum’ në Shëngjin, policia plan masash, nuk lejohet lëvizja me mjete private! Monitorime me dronë e makina inteligjente

Foto nga festivali i vitit të kaluar

Festivali ‘Unum’ do të zhvillohet në datat 1-6 qershor, në Shëngjin dhe policia ka përgatitur një plan masash për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Në kuadër të masave për garantimin e  rendit dhe të sigurisë, do të kryhen monitorimet me dronë, me makina inteligjente të pajisura me radarë  automatikë dhe me kamera, nga Policia Kriminale, patrullat e përgjithshme dhe “Shqiponjat”, ndërsa në bashkëpunim me Policinë Kufitare do bëhen patrullime në det, me mjetet lundruese të Policisë Kufitare.

Policia e Lezhës njofton të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet, se lëvizja nga qyteti i Shëngjinit deri në vendin e zhvillimit të aktivitetit, do të bëhet vetëm me automjete të shërbimit të transportit ‘’Taxi’’ dhe të transportit urban, të licencuara, si dhe me mjete të tjera të kontraktuara nga organizatorët për këtë event, që do të kenë logot dhe lejet përkatëse. 

Të gjithë pjesëmarrësit që do të kërkojnë të kalojnë në vendin e zhvillimit të aktivitetit, do t’i nënshtrohen kontrolleve policore në pikat e postblloqeve të ngritura posaçërisht për këtë qëllim nga shërbimet policore.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 02/06/2023 06:22

    Vetem Zoti e di sa kuintale droge konsumohen ne kete festival

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale