Vegjetarianizmi dhe shpimet e tmerrshme të trupit, mund të duken si një kombinim i pazakontë, por të dyja përfaqësojnë përkushtim në festivalin e përgjakshëm të përvitshëm tajlandez, që do të vazhdojë deri të mërkurën.
Festivali i Vegjetarianëve organizohet në ishullin turistik Phuket dhe pjesëmarrësit çajnë faqet me shpata të gjata, shtiza dhe gjemba për të 'pastruar veten'. Phuket që banohet nga shumë kinezë, mendohet se e ka nisur këtë festival në nder të Zotave Taoist në vitin 1825, pasi një trupë operistike e goditur nga murtaja, u shërua falë një diete vegjetariane.
Shumë kinezë në Tajlandë mbajnë një dietë strikte vegjetariane gjatë festivalit dhe meshkujve gjithashtu i ndalohet të kryejnë marrëdhënie seksuale. Veç torturave të tmerrshme që bëjnë në fytyrë, pjesëmarrësit e këtij festivali shpesh e sfidojnë veten gjatë mbrëmjes dhe ecin këmbë zbathur mbi qymyr të djegur.
Festivali tërheq çdo vit mijëra turistë në fshatin turistik.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO