Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Durrës fiton 16-vjeçari: Ia dedikoj xhaxhait që ka ndërruar jetë

Dita e Ujit të Bekuar që simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit është kremtuar në jug të vendit nga besimtarët ortodoksë. Të rinjtë janë futur në ujërat e lumenjve apo në det për të kapur kryqin fatsjellës.

Sarandë, besimtarët ishin në meshën në Kishë e Shën Harallambit dhe më pas iu drejtuan shëtitores ndërsa u hodh kryqi në bregdet. Sipas zakonit, të rinjtë sfiduan të ftohtin dhe u hodhën në ujë, me qëllim kapjen e kryqit. 22 vjeçari  Andrea Baruta ishte i riu që arrit të kapte kryqin në ujë. “Shëndet dhe vit të mbarë të kemi të gjithë”, tha i riu.

Berat, ishin 7 të rinj që u hodhën në ujërat e akullta të Osumit. Kryqi u kap nga 22-vjeçari Vasil Tapia, i cili uroi besimtarët. I riu Vasil Tapija shprehet se është viti i katërt që hidhet në lum për kryqin dhe hera e parë që e kap. Ai shprehet se ndihet i lumtur dhe uron të gjithë besimtarët në këtë ditë të bekuar.

Durrës, ceremonia u zhvillua në portin detar në kalatën nr.4. Disa të rinj u hodhën në ujë, por kryqin e kapi 16-vjeçari Vasil Aleksi.

“Më ndihmoi Zoti të kapja kryqin. Ja dedikoj xhaxhait tim që është larguar nga kjo jetë. Uroj një vit sa më të mbarë”, tha i riu.

Disa besimtarë ortodokse në Përmet i janë bashkuar ceremonisë së mbajtur në brigjet e lumit Vjosa nga at Ilia Tyto. Ishte 18-vjeçari Ari Koxhaku, i cili arriti të kapte kryqin që u hodh në lumë.

Edhe në qytetin e Fierit është festuar dita e ujit të bekuar. Besimtarët i janë drejtuar shatërvanit në sheshin Europa, sic do vit u ndoq hedhja e kryqit në ujë që u nxorr nga 15-vjecari Anghelo Davidi.

Vlorë katër te rinj jane hedhur në det për të sfiduar veten dhe temperaturat e ulta për gjetjen e kryqit të shenjtë. Athanas Davidhi, 19 vjec ka qenë personi i cili ka arritur të kapë kryqin në ujërat e ftohta të detit. Ai uroi të gjithë besimtarët që festojnë këtë ditë të shenjtë. Nuk ka munguar urimi edhe nga prifti i kishës së "Shën Theodorit” në Vlorë. At Konstandin Prifti uka bërë thirrje besimtarve për të qënë më të shumtë në numër në ceremoni të tilla.

Edhe në Gjirokastër është hedhur kryqi në ditën e ujit të bekuar. Rituali është kryer në ujërat e lumit Drino, ku i riu Enea Kondo u fut për të kapur kryqin.

Lushnje, tre djem u hodhën në ujë për të kapur kryqin e bekuar. Për të katërtin vit radhazi, ishte Ornel Bushi që e kapi në ujërat e lumit Seman.

Korçë, Elvis Rakipi është i riu që kapi kryqin dhe që konsiderohet me fat që do të mbajë simbolin e shenjtë të krishtërimit.

Edhe në Pogradec, kryqi u hodh në Liqenin e Ohrit dhe u kap nga i riu Niko Nikolla. Gjatë ceremonisë të pranishëm ishin qindra qytetarë dhe autoritete të larta vendore.

Çfarë është dita e Ujit të Bekuar? Ne moshën 30 vjeçare, Krishti, Biri dhe Fjala e Perëndisë, u shfaq mbi ujërat e lumit Jordan, që të pagëzohet nga Joani Pararendësi dhe Pagëzor. Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, qiejtë u hapën, dhe një zë nga qielli tha: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur” shkruhet në ungjill. Dhe këtu e ka zanafillën besimi se uji i bekuar është mjet pastrimi i shpirtit të mëkatarit ndaj dhe  çdo datë 6 janar besimtarët ortodokse bëhen pjesë e ritualit të Ditës së Ujit të Bekuar. Në këtë ditë të shenjtë, uji bëhet ikona e hirit të padukshëm të Perëndisë, që me anë të ujit dhe të Shpirtit i rilind, i pastron, i shenjtëron dhe i ndriçon njerëzit besimtarë në Krishtin.

Për besimtarët e krishterë, dita e 6 Janarit simbolizon jo vetëm ditën e pagëzimit të Jezu Krishtit, por edhe pastrimin e të gjitha ujërave të ndotur në mbarë botën, duke lajmëruar faljen e mëkateve dhe mëshirën e Perëndisë. Pas ceremonisë, besimtarët e krishterë i drejtohen Kishës për të mbushur bidona me ujë të bekuar, të cilin e marrin në shtëpi dhe e mbajnë për gjithë vitin, pasi ky ujë për ta shërben për të shëruar shpirtrat dhe trupin dhe pihet sa herë që ata janë të sëmurë.Në përditësim...

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb