Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Fier i riu fiton për të 7-in vit radhazi (VIDEO)

Dita e Ujit të Bekuar kremton pagëzimin e Krishtit dhe kjo festohet nga besimtarët ortodoksë çdo 6 janar përmes ritualit të hedhjes së kryqit në ujë. Kryqi duhet të kapet nga besimtarët i cili simbolizon pastrimin dhe ndriçimin e tyre. Në vendin tonë hedhja e kryqit festohet nga besimtarët ortodoks në Durrës, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Korçë dhe Fier.

6 Janari në qytetin e Beratit përcillet çdo vit si një festë e madhe për të gjithë besimtarët ortodoksë. Kryqi hidhet në lumin Osum të qytetit, ndërsa këtë vit është kapur nga 26-vjeçari Pirenc Zharra, nga Gorica. Ceremonia filloi në Kishën e Shën Dhimitrit, ku u kryen të gjitha ritet fetare nga At Johan Qako dhe me kryqin në dorë dhe nën goditjen e kambanave të Kishës iu drejtua lumit Osum ku u hodh kryqi. 7 të rinj nga të gjitha lagjet e qytetit të Beratit u hodhën në ujin e ftohtë të lumit dhe u kap nga 26-vjeçari.  

Korçë pas meshës së mbajtur në Katedralen Ngjallja e Krishtit, klerikët të udhëhequr nga Mitropoliti Imzot Joani dhe të ndjekur nga qindra besimtarë, janë ndalur në shatërvanin tek Lulishtja Vangjush Mio ku është zhvilluar ceremonia e hedhjes së kryqit. Dhjetëra të rinj janë munduar ta kapin pasi gjetja e Kryqit do të thotë shëndet dhe mbarësi për të gjithë vitin. Ka qenë 38 vjeçari Olger Tona i cili ka arritur të kapë Kryqin duke përcjellë urimin për shëndet e mbarësi për të gjithë.

Edhe në Sarandë ceremonia nisi me meshën në Kishë e Shën Harallambit dhe është drejtuar nga Mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitri. Më pas besimtarët iu drejtuan bregdetit në Shëtitore, ku kryqi u kap nga i riu Telemak Papas.

Ceremonia e Ujit të Bekuar në Fier u zhvillua në kishën e Shën Gjergjit, ndërsa kryqi është hedhur në shatërvanin e Sheshit Europa. Ka qene 18-vjeçari Athanas Davidi ai që ka nxjerre kryqin nga uji për të 7 vit rradhazi.  

Elbasan ritet fetare kryesuar nga Metropoliti Imzot Andoni, ndërsa hedhja e kryqit u bë në një nga pishinat e qytetit. Kryqi u kap nga 17-vjeçari nga Shtërmeni, Joan Belshaku. I emocionuar I riu pohoi se kjo ishte hera  e parë që bëhej pjesë  e një rituali të tillë që shënjon ditën e pagëzimit të Krishtit.

Edhe në Gjirokastër e Vlorë u bë hedhja e kryqit në ujë. Në Vlorë dy te rinj kane sfiduar njeri-tjetrin për të kapur kryqin ne det, ku e ka marrë Kristi Komini.

Çfarë është dita e Ujit të Bekuar? Ne moshën 30 vjeçare, Krishti, Biri dhe Fjala e Perëndisë, u shfaq mbi ujërat e lumit Jordan, që të pagëzohet nga Joani Pararendësi dhe Pagëzor. Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, qiejtë u hapën, dhe një zë nga qielli tha: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur” shkruhet në ungjill. Dhe këtu e ka zanafillën besimi se uji i bekuar është mjet pastrimi i shpirtit të mëkatarit ndaj dhe  çdo datë 6 janar besimtarët ortodokse bëhen pjesë e ritualit të Ditës së Ujit të Bekuar. Në këtë ditë të shenjtë, uji bëhet ikona e hirit të padukshëm të Perëndisë, që me anë të ujit dhe të Shpirtit i rilind, i pastron, i shenjtëron dhe i ndriçon njerëzit besimtarë në Krishtin.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë