Festohet në Tiranë Dita e Francës
Moro: Mbështesim integrimin në BE

Festohet në Tiranë Dita e Francës<br />Moro: Mbështesim integrimin në BE
TIRANE- Ambasada e Francës në Tiranë ka zhvilluar një pritje me rastin e 14 korrikut, që është edhe Festa Kombëtare e Francës. Në pritjen e zhvilluar në Muzeun Kombëtar, ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, por edhe personalitete nga bota e medias, artit e sportit. Në fjalën e saj, ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Moro, është ndalur tek raportet mes dy vendeve, ndërsa ka njoftuar edhe vizitën e ministrit të Brendshëm francez ditën e martë në Tiranë.
 
Duke u ndalur tek çështja e integrimi europian të Shqipërisë, ambasadorja Moro tha se Franca do të ofrojmë mbështetje për vendin tonë në rrugën drejt afrimit me BE-në.
 
“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të forta. Franca do të vazhdojë të ofrojë ndihmë që Shqipëria të afrohet edhe më shumë me Bashkimin Europian. Për të treguar se mes vendeve tona ka një bashkëpunim në nivele të kënaqshme, ditën e martë në Tiranë do të mbërrijë në një vizitë zyrtare edhe ministri i Brendshëm francez, i shoqëruar edhe nga ai Gjerman”, tha ambasadorja e Fancës në Shqipërisë, Christine Moro.

Dita e sotme kremtohet si festa kombëtare e Francës, më 14 korrik 1789 pasi populli francez fitoi mbi regjimin e vjetër monarkik, dhe pasoi me vendosjen e regjimit republikan.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimet në Zubin Potok/ Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: U orkestrua  në Serbi dhe u planifikua aty! Pas tyre organizatat terroriste 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' e Radoiçiç

Shpërthimet në Zubin Potok/ Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: U orkestrua në Serbi dhe u planifikua aty! Pas tyre organizatat terroriste 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' e Radoiçiç