Festohet Pavarësia, situatë e qetë
në Athinë, trazira në qytete të tjera
Ka përfunduar pa probleme parada ushtarake në Athinë në kuadër të 192-vjetorit të pavarësisë së saj nga pushtimi i perandorisë turke. Por në zona të tjera të vendit janë shënuar trazira në mes qytetarëve dhe anëtarëve të Agimit të Artë.
ATHINE - Ka përfunduar pa probleme parada ushtarake në Athinë në sheshin “Syntagma”, në prezencë të presidentin Papulias, në kuadër të 192-vjetorit të pavarësisë së saj nga pushtimi i perandorisë turke. Por situata ka qenë e qetë vetëm në Athinë, pasi në zona të tjera të vendit janë shënuar trazira në mes qytetarëve dhe anëtarëve të Agimit të Artë.
Ashtu siç edhe ishte parashikuar, festimet u zhvilluan në masa të rrepta sigurie nga ana e policisë, e cila blindoi qendrën e kryeqytetit helen dhe nuk lejoi të kalojë askënd pa leje të posaçme. Për të shmangur revoltat dhe protestat spontane të anëtarëve të saj, qeveria përzgjodhi nivele më të ulëta përfaqësimi, në mënyrë që të mos nxisë revolta.
Parakalimi u ndoq nga zyrtarët qeveritarë, deputetë dhe udhëheqja ushtarake e Greqisë, ndërkohë që personat që u lejohen nëpër sheshe e bulevarde ishin të pajisur me ftesa të posaçme emërore.
Gjatë gjithë parakalimit patrulluan nga ajri helikopterë të policisë, ndërkohë qe edhe gazetarët dhe fotoreporterët u nënshtruan kontrolleve të imtësishme.
TRAZIRAT PAS PARADESPor në zona të tjera të Greqisë janë shënuar trazira dhe episome të qytetarëve me forcat e policisë, si edhe sharje ndaj përfaqësuesve të qeverisë e të pushtetit lokal.
KOZANI, PERLESHJE TE QYTETAREVE ME “AGIMIN E ARTE”Në Kozani janë bërë përleshje mes qytetarëve dhe anëtarëve të Agimit të Artë, kur këta të fundit kanë tentuar të vendosin kurora me lule në monumentin e heronjve. Anëtarë të Partisë Komuniste dhe të majtë të tjerë kanë reaguar duke thirrur “Jashtë nazistët”. Forca të shumta policore kanë ndërhyrë dhe janë përleshur me të pranishmit, duke përdorur edhe gaz lotsjellës.
LUTRAKI DHE ILIA, QYTETARET PERLESHEN ME “AGIMIN E ARTE”E njëjta situatë ka qenë edhe në Lutraki dhe Ilia kur qytetarët janë përleshur me forcat e policisë dhe anëtarë të partisë neonaziste, “Agimi i Artë”.
RODOS, NJE GRUA PLAGOS ME THIKE ANETARIN E KESHILLIT BASHKIAKNë Rodos, një grua ka plagosur me thikë një anëtar të Këshillit Bashkiak, pas përfundimit të paradës ushtarake. Në Pire u arrestuan disa qytetarë, të cilët thërrisnin me parulla kundër qeveritarëve të pranishëm dhe hapën një banderolë me citate kundër politikës aktuale dhe Memorandumit e masave shtrënguese.
E njëjta situatë ka qenë edhe në qytete të tjera të Greqisë, k qytetarët kanë parakaluar spontanisht, po me kokën jo të kthyer nga podiumi i personaliteteve, por në anën e kundërt, për të shprehur në këtë mënyrë kundërshtinë e tyre për politikën shtrënguese që po ndjek qeveria.
Gjithashtu parada e sivjetme është karakterizuar edhe nga parullat e solidaritetit për popullin qipriot.
Redaksia Online
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Elena Kocaqi në ‘FrontLine’: 'Shteti Bektashi', gabim dhe marrëzi e Ramës! Nëse opozita s’do merrej me Berishën, do ishte e bashkuar në fushatë
28 Janar, 19:28