Festoi me të shtëna armësh fitoren e Kristian Shkrelit në Vaun e Dejës, nën hetim 27-vjeçarja (VIDEO)

Festoi me të shtëna armësh fitoren e Kristian Shkrelit në Vaun e Dejës, nën hetim 27-vjeçarja (VIDEO)

Momenti nga video e publikuar në rrjetet sociale

Një 27-vjeçare është vënë nën hetim nga policia e Shkodrës pasi akuzohet se ka qëlluar me armë imituese të zjarrit dhe dyshohet se këtë e ka bërë për të festuar fitoren kandidatit Shkreli në Bashkinë e Vaut të Dejës. Policia thotë se 27-vjeçarja A. K është nën hetim për prishje të qetësisë publike. Policia ka hetuar ngjarjen marrë shkas nga një video e publikuar në rrjetet sociale. 

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetase duke qëlluar me armë, në ajër, ju bëjmë me dije se: Menjëherë pas publikimit të kësaj video-je, specialistët për Hetimin e Krimit të DVP Shkodër kanë kryer verifikimet, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Nga verifikimet, është identifikuar shtetasja A. K. e cila ka qëlluar në ajër, me armë imituese të zhurmës së armës së zjarrit. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 27 vjeçe, banuese në Vaun e Dejës, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma imituese e zhurmës së armës së zjarrit. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon median dhe qytetarët për rastet e denoncuara, si dhe i fton që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, në cilëndo formë të shfaqjes së tyre”, ka njoftuar policia.

 

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 17/05/2023 15:35

    Kjo është police burgu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shpërthejnë protestat në Gjermani pas sulmit terrorist, qytetarët kërkojnë dëbimin e refugjatëve: Emigracioni vret

Shpërthejnë protestat në Gjermani pas sulmit terrorist, qytetarët kërkojnë dëbimin e refugjatëve: Emigracioni vret