Feston Vitin e Ri tek vjehrri, vlonjatit i bëjnë gjëmën: Mund të ndodhë krim! (VIDEO)

Grabitjet në qytetin e Vlorës janë kthyer në një shqetësim për banorët e qytetit bregdetar.

Denoncimet kanë qenë të shumta në polici por në të shumtën e rasteve ato nuk janë zbardhur.

Një denoncim ka ardhur edhe në redaksinë e televizionit Report Tv ku një qytetar i Vlorës denoncon vjedhjen e makinës së tij nga 3 persona. Kushtrim Bilaj tregon se autorët si fillim i kanë hyrë në banesë natën e 31 dhjetorit të vitit 2018 dhe i kanë marrë gjëra me vlerë si edhe një kopje të çelësit të makinës. 

Më pas ato sipas Bilaj kanë ndjekur çdo hap të tij dhe më datë 1 Janar rreth orës 00:15 i  kanë vjedhur automjetin tip Benz me targat AA677UO.  Ngjarja ka ndodhur në një kohë që pronari dhe familja e tij ka qenë duke festuar Vitin e Ri në  Nartë, në shtëpinë e vjehrrit.

Tre grabitësit duken qartë edhe nga pamjet filmike që Reprot Tv ka siguruar.

Pronari i automjetit, Kushtrim Bilaj, apelon që të zbardhet ngjarja, pasi frika e përdorimit të automjetit për çdo ngjarje kriminale nga 3 autorët e grabitës mund të jetë e madhe.  E njëjta situatë është përsëritur edhe mbrëmjen e se enjtes, ku një BMV X6 është grabitur në rruga sapo pronari i saj ka hyrë në një dyqan.

Makina e vjedhur

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje